Mbulohet me parulla lokali ku Vetëvendosje hapi shtabin në Shkup: “Liria nuk shitet”, “Mos përçani kombin”

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Qershor, 2026 17:33

Mbulohet me parulla lokali ku Vetëvendosje hapi shtabin në Shkup: “Liria nuk shitet”, “Mos përçani kombin”

Vitrina e lokalit ku Lëvizja Vetëvendosje ka hapur shtabin e saj zgjedhor në Shkup është mbuluar me një sërë parullash dhe mesazhesh politike, të vendosura në xhamat e objektit.

Në fotografitë e siguruara vërehen mbishkrime si: “Liria nuk shitet”, “Mos e shkel gjakun e lirisë”, “Amaneti tradhtohet?”, “Ata ranë, ju përçani?” dhe “Pushteti kalon, dëmi mbetet”, të shoqëruara edhe me mesazhe të tjera kritike ndaj përçarjes dhe interesave personale.

“Sa vlen përçarja?”, “Mos luani me gjakun”, “Mos përçani kombin”, “Kujt i shërbeni?”, “Kombi mbi interesat personale”, “Unitet, jo përçarje”, “A ju gjykon historia?” dhe “Shqiptarët nuk ndahen”, janë ndër mbishkrimet e vendosura në ballinën e lokalit ku Vetëvendosje hapi shtabin zgjedhor në Shkup.

Mbishkrimet janë pa gabime drejtshkrimore, çka ka nxitur vlerësime se personi apo personat që i kanë shkruar nuk janë persona të rrugës.

Parullat janë vendosur përreth materialeve promovuese të subjektit politik, duke e kthyer hyrjen e lokalit në një hapësirë me mesazhe të forta simbolike dhe politike.

Parullat u larguan vetëm pasi u vunë re nga personeli i shtabit. Deri më tani nuk ka informacion zyrtar se kush qëndron pas vendosjes së tyre dhe nëse për këtë rast do të ketë reagim nga përfaqësuesit e subjektit politik apo institucionet kompetente. Gazeta Flaka

54
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Qershor, 2026 17:33
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
54
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?