Mbyllet për 4 ditë manastiri i Banjskës, në prag të 1-vjetorit të agresionit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Shtator, 2024 19:43

Mbyllet për 4 ditë manastiri i Banjskës, në prag të 1-vjetorit të agresionit

Dioqeza e Rashkës dhe e Prizrenit ka njoftuar se manastiri i Banjskës do të mbyllet për vizitorë nga 23 deri më 26 shtator.

Kjo mbyllje e Manastirit të Banjkës vjen në kohën kur agresioni në Bansjkë më 24 shtator do të shënonte 1 vjetorin.

Në njoftimin e dhënë nga Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit thuhet se arsyeja e mbylljes së manastirit për vizitorë në këtë periudhë është siguria dhe ruajtja e paqes.

“Dioqeza e Rashkës dhe e Prizrenit njofton opinionin se manastiri i Banjkës do të jetë i mbyllur për vizitorë të hënën, të martën, të mërkurën dhe të enjten (23-26 shtator) për arsye sigurie dhe për të ruajtur paqen, e cila aktualisht është e një rëndësie të madhe për manastirin”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Më 24 shtator të vitit të kaluar bëhen një vit prej agresionit në Banjskë, ku grupi kriminal dhe terrorist i udhëhequr prej kriminelit Millan Radoiçiq vranë rreshterin Afrim Bunjaku.

Ditë më parë Prokuroria Speciale në lidhje me agresionin në Banjskë ka ngritur aktakuzë për 45 persona, ku sipas aktakuzës, thuhet se qëllimi i këtij grupi kriminal ishte aneksimi i veriut.

114
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Shtator, 2024 19:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
114
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?