McKennie: Ndeshja ndaj Juventusit, e rëndësishme për fatet e Seria A

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Shkurt, 2025 13:05

McKennie: Ndeshja ndaj Juventusit, e rëndësishme për fatet e Seria A

Skuadra e Juventusit fitoi 2-1 ndaj PSV në sfidën e parë “play off” në Ligën e Kampionëve, një sukses i rëndësishëm për “bardhezinjtë”, që synojnë kualifikimin në turin tjetër.

Një prej protagonistëve të këtij suksesi ishte sulmuesi Veston Mekeni. Amerikani shënoi golin e parë të bardhezinjve.

“Për mua nuk është e rëndësishme të shënosh një gol apo të japësh një asist, për mua është e rëndësishme vetëm që skuadra të fitojë, për të sjellë një fitore në ndeshjen tjetër. Kundër një ekipi si PSV, që luan mirë, që ka shumë talente, duhet të vraposh, të bësh ndërhyrje për të fituar, të lini gjithçka në fushë”, vazhdoi sulmuesi amerikan.

“Të gjithë bëmë një ndeshje shumë të mirë, rikuperuam shumë topa, vrapuam shumë dhe morëm një fitore të rëndsishme. Ky sukses të shërbejë si një shtysë për ndeshjen e radhës ndaj Inter”, tha MeKeni.

‘“Ndeshja ndaj Interit është e vështirë, ata kanë qenë pushim ndaj ne duhet të punojmë dyfishin në këto ditë të mbetura për të rikuperuar. Do të jetë një ndeshje e rëndësishme për fatet e Serie A”, tha në fund amerikani.

10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Shkurt, 2025 13:05
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?