Mexhiti: Për 24 muaj ndryshimi u bë realitet, Osmani: Shqiptarët janë shndërruar në spektatorë

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Qershor, 2026 16:36

Mexhiti: Për 24 muaj ndryshimi u bë realitet, Osmani: Shqiptarët janë shndërruar në spektatorë

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, deklaroi se dy vitet e para të qeverisjes kanë shënuar fillimin e një faze të re politike, ku, sipas tij, premtimet janë zëvendësuar me rezultate konkrete dhe institucionet po rikthehen në shërbim të qytetarëve. Ndërkohë, nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, vlerësoi se gjatë kësaj periudhe është zbehur pozita politike dhe institucionale e shqiptarëve në vend.

Duke folur në shënimin e dyvjetorit të qeverisjes së VLEN-it, Mexhiti tha se rrugëtimi i deritanishëm ka qenë i vështirë, por i domosdoshëm për të ndërtuar një kulturë të re qeverisjeje.

“Sot jemi mbledhur këtu jo vetëm për t’i llogaritur muajt ose për t’i radhitur projektet që i kemi realizuar, por për të folur për një rrugë që e kemi kaluar së bashku… Kur themi 24 muaj VLEN-i në punë, nuk e themi si slogan, por si përgjegjësi”, deklaroi Mexhiti.

Ai shtoi se filozofia e qeverisjes është ndryshuar duke e vendosur qytetarin në qendër të vendimmarrjes.

“Besuam se politika mund të jetë mjet shërbimi. Se institucionet mund të punojnë për qytetarin. Dhe se besimi fitohet me vepra, jo me fjalë”, tha ai.

Mexhiti veçoi si arritje miratimin e Ligjit për Medresenë “Isa Beu”, avancimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, masat kundër industrisë së lojërave të fatit, si dhe reformat në arsim që, sipas tij, do t’u mundësojnë studentëve shqiptarë zhvillimin e provimit të jurisprudencës dhe dhjetëra provimeve e licencave profesionale në gjuhën shqipe.

Në fushën e investimeve, ai përmendi 306 projekte në komunat shqiptare, investimet në kampusin e Universitetit “Nënë Tereza”, Sheshin “Skënderbeu”, Spitalin e Tetovës, si dhe projektet infrastrukturore, përfshirë autostradën Shkup–Bllacë, Korridorin 8 dhe sistemin One Stop Shop në pikat kufitare.

“Nga 24 vjet që ndryshimi dukej si premtim, për 24 muaj ai u bë realitet që qytetarët mund ta shohin dhe ta prekin”, u shpreh Mexhiti.

Në anën tjetër, nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, akuzoi koalicionin qeverisës se brenda dy viteve ka dobësuar pozitën politike dhe institucionale të shqiptarëve.

“Sot, shqiptarët e gjejnë veten jo më si shtytës të procesit eurointegrues dhe evropianizimit të shtetit; jo më si faktor pa pëlqimin e të cilit nuk merreshin vendime të rëndësishme; të përjashtuar nga institucionet shtetërore dhe nga proceset vendimmarrëse”, shkroi Osmani.

Sipas tij, shqiptarët janë lënë jashtë proceseve të mëdha ekonomike, me të drejta të cenuara, me mekanizma të barazisë që po zbehen dhe me diasporë pa përfaqësim të denjë.

“Mbi të gjitha, shqiptarët sot ndihen më pak të respektuar në shtetin që e ndërtuan bashkë. Një popull që para dy vitesh ishte faktor vendimmarrës, sot shndërrohet në spektator”, theksoi Osmani.

Në fund të reagimit, ai iu referua edhe një deklarate të kryetarit të ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, duke shkruar: “Më së miri e përshkruan kryetari i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski: ‘VLEN-i është partneri i tretë i koalicionit’.” Gazeta Flaka

174
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Qershor, 2026 16:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
174
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?