Mexhiti: “Sporti është pasaporta e Çairit në botë”

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Gusht, 2025 18:17

Mexhiti: “Sporti është pasaporta e Çairit në botë”

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, njëherësh kandidat për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka zhvilluar sot një takim me mbi 130 sportistë dhe punëtorë sportivë nga kjo komunë.

Gjatë diskutimit për sfidat dhe mundësitë e zhvillimit të sportit, Mexhiti theksoi rëndësinë e tij për identitetin e Çairit:

“Çairi ka lindur kampionë olimpikë, botërorë e evropianë. Sporti është pasaporta jonë në botë, krenaria jonë kolektive.”

Ai theksoi se përkushtimi ndaj sportit është njëkohësisht përkushtim ndaj të rinjve dhe së ardhmes së komunës:

“Angazhimi për të përmirësuar kushtet për sport është angazhim për të ardhmen e Çairit.”

Në këtë kuadër, Mexhiti prezantoi disa projekte madhore që, sipas tij, do të realizohen në mandatin e ardhshëm:

  • Ndërtimi i sallës multifunksionale “Çair” me kapacitet prej 3.000 ulësesh dhe standarde ndërkombëtare;
  • Rikonstruksioni i sallës sportive “Partizani”, që do të kthehet në hapësirë të gjallë për klubet dhe sportistët e rinj;
  • Ndërtimi i tre fushave multifunksionale në Tophanën e Vjetër, Sahat Kullë dhe Gazi Babë.

Mexhiti theksoi se këto projekte nuk janë thjesht investime infrastrukturore:

“Këto nuk janë vetëm projekte infrastrukturore, por investime direkte në ëndrrat e fëmijëve tanë, në klubet që na kanë përfaqësuar me dinjitet dhe në krenarinë e çdo qytetari të Çairit.”

Ai përmbylli takimin me një mesazh simbolik:

“Sporti nuk është vetëm lojë, por një mënyrë e fuqishme për të treguar botës se kush jemi dhe çfarë përfaqësojmë. Unë do të jem gjithmonë në krah të sportit dhe sportistëve të Çairit.” Flaka

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Gusht, 2025 18:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?