Mexhiti: Votuesi i Çairit është i mençur dhe dinjitoz

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Gusht, 2025 18:19

Mexhiti: Votuesi i Çairit është i mençur dhe dinjitoz

Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka reaguar ndaj deklaratave të kandidatit të BDI-së i cili ka thënë se “VLEN një ditë para zgjedhjeve do t’i blejë votat në Çair”.

Mexhiti, në një pronocim për media gjatë takimit me sportistët nga Komuna e Çairit, ka theksuar se me këtë gjuhë fyese, Osmani jo vetëm që i nënçmon banorët e Çairit, por edhe vetveten e demaskon, duke pranuar përvojën e tij dhe të partisë, e cila ka ndërtuar pushtetin mbi blerjen dhe keqpërdorimin e votës.

“Çfarë nënkupton kjo? Që ai i ka blerë votat për BDI-në? Është qesharake dhe e pa kuptueshme si një ish ministër nuk është mirënjohës ndaj votuesve të Çairit, të cilët për vite i kanë dhënë besimin”, deklaroi Mexhiti.

Ai shtoi se votuesi i Çairit është i mençur dhe dinjitoz, nuk blihet e as nuk shitet, dhe këtë herë, më 19 tetor, do të ndëshkojë arrogancën dhe përbuzjen.

I pyetur nga gazetarët lidhur me rastet e korupsionit të kundër kandidatit të tij, Mexhiti kujtoi rastin “Pacineti” i hetuar nga Prokuroria Speciale e mbështetur nga ndërkombëtarët, si dhe keqpërdorimet e konstatuara nga Enti Shtetëror i Revizionit për organizimin e Samitit të OSBE-së.

“Gjykata Speciale, e formuar nga ndërkombëtarët në bashkëpunim me institucionet vendore, ka trajtuar edhe rastin ‘Pacineti’, i cili lidhet me spitalin e grave në Çair dhe me spitale të tjera. Po ashtu, Enti Shtetëror i Revizionit, si institucion i pavarur ka konstatuar parregullsi dhe keqpërdorime, si në rastin e organizimit të Samitit të OSBE-së. Në raste të tilla, Prokuroria është e obliguar të veprojë”, ka theksuar Mexhiti duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Gusht, 2025 18:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?