Michel Rojkind zbret në Çair -Osmani: Do të ketë një plan afatgjatë për zhvillim

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Gusht, 2025 13:08

Michel Rojkind zbret në Çair -Osmani: Do të ketë një plan afatgjatë për zhvillim

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, njoftoi sot se bashkë me arkitektin me famë botërore, Michel Rojkind, ka nisur punën për një vizion të ri të rilindjes urbane të komunës.

“Sot me Michel Rojkind, një nga arkitektët më të njohur në botë, shëtitëm nëpër lagjet e Çairit. E dëgjova me vëmendje ndërsa analizonte rrugët, hapësirat, njerëzit dhe krijonte vizionin për Çairin,” u shpreh Osmani.

Ai theksoi se gjatë javëve të fundit po punohet në mënyrë intensive për një projekt që do t’i japë Çairit një strategji të qartë zhvillimi:

“Çairi më në fund do të ketë një plan afatgjatë për zhvillim dhe urbanizim. Në vizionin e ri, Çairi do të zhvillohet si një komunë moderne, me nevojat e qytetarëve, lirinë e lëvizjes dhe sigurinë e qytetarëve në qendër të strategjisë.”

Sipas Osmanit, arkitekti Rojkind tashmë ka identifikuar pikat kyçe për përmirësim, duke përfshirë hapësirat publike, qasjen, estetikën dhe funksionalitetin.

“Çairi nuk duhet më të shihet si simbol i kaosit, mosfunksionimit dhe mosveprimit. Për mua Çairi është shtëpia ime, dhe si kryetar do të jap çdo atom energjie për ta ngritur nga hiri,” përfundoi Osmani. Flaka Media

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Gusht, 2025 13:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?