Mickoski: Le të respektojmë Marrëveshjen me Bullgarinë në të cilën nuk thuhet se duhet të ketë ndryshime kushtetuese

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Tetor, 2024 21:04

Mickoski: Le të respektojmë Marrëveshjen me Bullgarinë në të cilën nuk thuhet se duhet të ketë ndryshime kushtetuese

Gjithnjë e më i madh është numri i diplomatëve në Evropë dhe botë të cilët shohin me simpati në argumentet tona, në pozitën tonë dhe në zgjidhjen e mundshme që ne e propozojmë. Veprojmë me fakte dhe mbrojmë interesat. Çështja është se çfarë vullneti ka, për të gjetur një zgjidhje apo jo. Pse nuk duhet të respektojmë Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë? Jo protokolli, jo propozimi, por Marrëveshja. Marrëveshja me Bullgarinë nuk thotë se duhet të ketë ndryshime kushtetuese. Pra, atëherë, le ta respektojmë, ne e kërkojmë, ta respektojmë Marrëveshjen, a është Marrëveshje apo jo? Ta respektojmë”, tha sonte kryeministri Hristijan Mickoski.

Duke folur për zhbllokimin e procesit të integrimeve evropiane, Mickoski duke qenë i ftuar në TV Sitel thekson edhe një herë se është optimist. Të gjitha argumentet, sipas tij, janë në anën tonë.

Ai gjithashtu theksoi se mesazhi i dërguar nga Sofja zyrtare është shumë i rëndësishëm.

“Problemi është multilateral apo bilateral? Cili është mesazhi? Dëgjojmë tone dhe deklarata konfuze nga Sofja. Shpresoj që pas konsolidimit të shoqërisë pas zgjedhjeve të kemi një pasqyrë më të qartë dhe të marrim mesazhe përfundimtare. Ne themi se kur Parlamenti bullgar të ratifikojë marrëveshjen e anëtarësimit të vendit në BE, atëherë do të vlejnë ndryshimet kushtetuese. Të bëjmë një kryevepër tjetër”, theksoi Mickoski, duke aluduar në Marrëveshjen e Prespës, të cilën diplomatët në të kaluarën, siç theksoi ai, e kanë paraqitur si kryevepër.

Ai ka thënë edhe një herë se derisa udhëheq Qeverinë do të mbrohen interesat kombëtare.

“Një numër i madh diplomatësh evropianë dhe botërorë i shohin me dashamirësi argumentet dhe qëndrimet tona lidhur me një zgjidhje të mundshme që ne propozojmë dhe për të cilën kemi folur gjatë periudhës së kaluar. Përfundimisht, tek ne si vend shikohet si partner dhe jo si diçka për nënçmim. Mendoj se kemi rikthyer besueshmërinë dhe dinjitetin në skenën ndërkombëtare. Mund të jetë më e vështirë si një vend më i vogël të mbrosh interesat kombëtare, por për sa kohë që unë udhëheq Qeverinë, interesat kombëtare do të mbrohen dhe do të mbrohen”, nënvizoi kryeministri.

Mickoski porositi se koha do të tregojë nëse ai ishte me të drejtë optimist.

“Pres që kjo temë në periudhën e ardhshme të ketë fund dhe ta zhblokojmë procesin dhe të fillojmë negociatat”, theksoi Mickoski.

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Tetor, 2024 21:04
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?