Mickoski: Maqedonia dhe Hungaria po ndërtojnë një partneritet të fortë strategjik

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Mars, 2026 22:46

Mickoski: Maqedonia dhe Hungaria po ndërtojnë një partneritet të fortë strategjik

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në kuadër të vizitës në Budapest, Hungari, realizoi takim me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, ndërsa mbajti edhe fjalim në ngjarjen të organizuar nga Mathias Corvinus Collegium (MCC), një institucion prestigjioz shkencor, arsimor dhe kërkimor.

Në takimin me kryeministrin Orban u konfirmua përcaktimi i përbashkët për thellimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy shteteve. Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë jashtëzakonisht konstruktive dhe miqësore, ku theksi u vendos mbi avancimin e bashkëpunimit ekonomik, tërheqjen e investimeve të reja, rritjen e shkëmbimit tregtar dhe realizimin e projekteve konkrete me interes të ndërsjellë.

Dy kryeministrat biseduan edhe për lidhjen infrastrukturore, stabilitetin energjetik dhe bashkëpunimin rajonal, duke vlerësuar se në kushte të sfidave globale, partneritetet e forta janë kyçe për sigurimin e stabilitetit dhe zhvillimit. U theksua edhe rëndësia e mbështetjes që shteti im e merr nga Hungaria në kontekstin e perspektivës evropiane, me ç’rast u nënvizua se procesi i integrimit duhet të bazohet në parime dhe në sistemin meritor.

Zestradar When Rebecca Raccoon Ruled The White House – Presidential Pets × Kryeministri Mickoski e theksoi edhe dimensionin e vlerave të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, duke nënvizuar se vlerat e përbashkëta – familja, tradita dhe ruajtja e identitetit kombëtar – janë themeli i shoqërive stabile dhe prosperuese. Njëkohësisht, u theksua edhe roli i Hungarisë në përballjen me krizën e migrantëve dhe rëndësia e bashkëpunimit në sigurimin e sigurisë rajonale.

Në kuadër të vizitës, kryeministri Mickoski mbajti fjalim edhe në ngjarjen e organizuar nga Mathias Corvinus Collegium, ku foli për rëndësinë e lidershipit, vizionit dhe guximit në kohë sfidash serioze evropiane dhe globale. Ai theksoi se shtetet e forta ndërtohen mbi politika të qarta, institucione stabile dhe mbrojtje të përpiktë të interesave kombëtare. Në fjalimin e tij u potencua se Hungaria paraqet një shembull i shtetit që me një vizion të qartë dhe lidership të fortë arrin të sigurojë zhvillim ekonomik, stabilitet dhe ruajtje të identitetit.

Kryeministri Mickoski e theksoi rolin e kryeministrit Viktor Orban si lider që ka guximin të marrë vendime në interes të shtetit të tij dhe që kontribuon për stabilitetin e rajonit dhe të Evropës. Njëkohësisht, u theksua se partneriteti me Hungarinë nuk është formal, por thelbësor dhe i bazuar në besim, vlera të përbashkëta dhe bashkëpunim konkret. Të dyja vendet, siç u theksua, po ndërtojnë një aleancë strategjike të orientuar drejt zhvillimit ekonomik, mbështetjes politike dhe përballjes së përbashkët me sfidat e kohës moderne. Kryeministri Mickoski shprehu mirënjohje për mbështetjen që Maqedonia e Veriut e merr nga Hungaria, duke vlerësuar se ajo është e sinqertë, e vazhdueshme dhe me rëndësi të jashtëzakonshme për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale. U konkludua se vizita dhe aktivitetet e sotme përfaqësojnë një hap të rëndësishëm përpara në forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë, me një vizion të qartë të përbashkët për të ardhmen, të bazuar në bashkëpunim, besim dhe zhvillim.

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Mars, 2026 22:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?