Mickoski: Rikonstruimi i Qeverisë formalizohet deri në fund të muajit – LSDM: Një shfaqje politike pa reforma

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Qershor, 2026 12:51

Mickoski: Rikonstruimi i Qeverisë formalizohet deri në fund të muajit – LSDM: Një shfaqje politike pa reforma

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka bërë të ditur se pret që deri në fund të këtij muaji të formalizohet rikonstruimi i Qeverisë, ndërsa emrat e rinj për postet ministrore dhe funksionet e tjera të dërgohen në Kuvend më së voni deri më 1 korrik.

Në një prononcim për media, Mickoski tha se procesi po zhvillohet sipas planit dhe se konsultimet me partnerët e koalicionit qeverisës janë në fazën përfundimtare.

“Pres që deri në fund të muajit të formalizohet rikonstruimi i Qeverisë, ndërsa më së voni deri më 1 korrik emrat e rinj të jenë në Kuvend”, deklaroi Mickoski.

Duke folur për takimin e zhvilluar një ditë më parë me bashkëkryetarët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, ai tha se bisedimet janë zhvilluar në një atmosferë pozitive.

“Takimi u zhvillua në një atmosferë të mirë. Diskutuam edhe për ndërrimin e disa resorëve, por për momentin nuk do të hyja në detaje”, u shpreh kryeministri.

Ai shtoi se konsultimet do të vazhdojnë edhe me partnerin tjetër të shumicës qeverisëse, ZNAM, me qëllim finalizimin e të gjitha çështjeve të hapura.

“Sot do të vazhdojmë bisedimet me ZNAM-in dhe besoj se shumë shpejt do të mbyllet eshaloni i parë i ndryshimeve”, tha Mickoski.

Megjithatë, paralajmërimet për rikonstruimin e Qeverisë kanë hasur në kritika nga opozita. LSDM e cilësoi procesin si një lëvizje politike që nuk adreson problemet reale me të cilat përballen qytetarët.

Në reagimin e saj, LSDM vlerëson se ndryshimet e paralajmëruara nuk sjellin reforma të mirëfillta dhe nuk përfaqësojnë një ndryshim të kursit politik.

“Qytetarët përballen me çmime të larta, standard të ulët jetese dhe pasiguri ekonomike, ndërsa shumica qeverisëse merret me rishpërndarje funksionesh dhe ndryshime personeli”, thuhet në reagimin e partisë.

Sipas LSDM-së, negociatat ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe ZNAM-it nuk synojnë zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, por krijimin e një perceptimi të rremë për ndryshim.

“Këto bisedime nuk sjellin ndryshime thelbësore, por janë përpjekje për të verbuar publikun dhe për të krijuar përshtypjen e reformave”, vlerëson opozita.

Partia opozitare akuzon Qeverinë për mungesë rezultatesh në ekonomi, duke përmendur rënien e investimeve, deficitin e lartë buxhetor dhe largimin e të rinjve nga vendi si sfida kryesore.

“Rikonstruimi pa reforma reale, pa përgjegjësi dhe pa ndryshim të politikave nuk mund të sjellë përmirësim të situatës. Qytetarët nuk duan ministra të rinj që do të vazhdojnë me të njëjtat politika, por rezultate konkrete dhe përgjegjësi”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.

Sipas opozitës, problemi nuk qëndron vetëm te individët që mbajnë funksione publike, por te politikat që po zbaton qeveria aktuale, të cilat, sipas tyre, nuk po japin rezultatet e pritura për qytetarët. Gazeta Flaka

22

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Qershor, 2026 12:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut