Mickoski tejet i kënaqur me VLEN-in: Kemi bashkëpunim jashtëzakonisht miqësor

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Qershor, 2026 16:42

Mickoski tejet i kënaqur me VLEN-in: Kemi bashkëpunim jashtëzakonisht miqësor

Të premten dhe të shtunën kryeministri Hristijan Mickoski do t’i takojë partnerët e koalicionit VLEN dhe ZNAM për të diskutuar çështjen e rikonstruimit të Qeverisë. Mcikoski tha se është i kënaqur me bashkëpunimin me VLEN-in dhe nuk sheh arsye pse ky bashkëpunim të mos vazhdojë. “Ne kemi bashkëpunim jashtëzakonisht korrekt dhe do të thosha miqësor me partnerin tonë të koalicionit VLEN dhe pres që ashtu dhe në atë drejtim të vazhdojmë. E dini se pas realizimit të bashkëpunimit tonë pas zgjedhjeve në vitin 2024, vijuan zgjedhjet lokale ku ata ishin fitues bindës në 10 komuna, në kushtimisht thënë pjesën shqiptare në Maqedoni, kështu që bashkëpunimi jonë, nuk shoh pengesë në këtë moment pse të mos vazhdojë”, tha Mickoski.

Gjatë ditës së djeshme, bashkëkryetari i VLEN-it Bilall Kasami tha se në bisedimet me Mickoskin do ta shtrojnë kërkesën për të larguar Fatmir Limanin nga pozita e ministrit si i propozuar nga VLEN, meqë Limani nuk mban asnjë pozitë partiake. Plotësisht, VLEN duhet të propozojë emër edhe për pozitën e zëvendëskryeministrit për Qeverisje të Mirë, pasi Arben Fetai dha dorëheqje pas mosmarrëveshjeve brenda VLEN-it.

Ndonëse asgjë s’ka zyrtare, nëpër media është përfolur largimi i mundshëm i Igor Fillkovit nga pozita e ministrit të Drejtësisë dhe Goran Minçevit nga Administrata. Emër që mund të përfshihet me rikonstruimin mund të jenë edhe udhëheqësi i resorit të Kulturës, Zoran Lutkov, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e këmbimit të resorëve që së fundmi u përmend një rotacion i mundshëm mes arsimit dhe shëndetësisë. Kryeministri ka deklaruar se fokusi i rikonstruimit do të jetë cilësia, jo te sasia, njoftoi Alsat.mk, percjell Gazeta Flaka.

22

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Qershor, 2026 16:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
22

“A po realizohet programi zgjedhor në Komunën e Tetovës?”

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut