Mickoski thotë se rryma nuk do të shtrenjtohet, kompanitë energjetike kërkojnë rritje gati 80 për qind të çmimit të shërbimit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Tetor, 2024 22:02

Mickoski thotë se rryma nuk do të shtrenjtohet, kompanitë energjetike kërkojnë rritje gati 80 për qind të çmimit të shërbimit

Disa nga kompanitë e energjisë kërkojnë një rritje prej 50 deri në gati 80 për qind të çmimit të shërbimit të tyre. Ata kanë dorëzuan përllogaritjet e tyre tek rregullatorët, përcjell FLAKA.

Sipas të dhënave të siguara nga Telma, MEMO kërkon që shërbimi i tyre të jetë më i shtrenjtë me 78.58 për qind, por është mirë që ata marrin pjesë në çmimin përfundimtar me përqindjen më të vogël. Në anën tjetër, MEPSO kërkon rritje mbi 50 për qind.

Llogaritjet ka dorëzuar edhe Elektrodistribucioni, por pa kërkesë konkrete, si me dy kompanitë e mëparshme. Ata do të kenë një pasqyrë më të qartë të shërbimit të tyre pas përfundimit të tenderit, ku duhet të dorëzohen ofertat me çmimet e energjisë elektrike për të mbuluar humbjet e tyre.

Mbetet për t’u parë se cilat nga këto kërkesa do të pranojnë rregullatorë. Por se cili do të jetë çmimi i ri i energjisë elektrike varet më së shumti nga çmimi me të cilin EVM do t’ua shesë rrymën amvisërive të EVN HOME. Një megavat tani kushton 60 euro.

Kryeministri Mickoski nuk pret rritje të çmimit të rrymës nga janari.

“Nuk pres të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë këtë janar. Nuk pres. Nga ajo që mund të konstatoj është se qytetarët janë furnizuar me të gjitha sasitë e energjisë elektrike në kohën e duhur dhe do të vazhdojmë t’i furnizojmë në atë mënyrë. Kështu që, së paku nga informacionet që posedoj unë nuk pres të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë”, tha Mickoski pas mbikëqyrjes së punimeve në autostradën Gostivar- Bukojçan.

Situata në EMV nuk është më e mira tash e një kohë. Për të punuar, kompania kërkon një kredi nga bankat vendase në shumën mbi 80 milionë euro. Para për termocentrale nuk janë planifikuar nga buxheti, kështu që shtrohet pyetja nëse EMV do të mund ta përmirësojë punën e saj me mjetet e tregut vendas.

Është ende e pasigurt nëse amvisëritë do të fitojnë edhe një orë plus energji elektrike të lirë ditore. Rregullatorët nuk heqin dorë nga synimi i tyre, por thonë se tregu po monitorohet. Problemi i rritjes së periudhës lindi pasi çmimi i energjisë elektrike në vendet e Evropës Juglindore u rrit në mënyrë drastike krahasuar me atë në vendet e tjera të BE-së. FLAKA

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 28 Tetor, 2024 22:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?