Mickoski: Tregtarë po shërbehen me truke – nuk do të lejohen keqpërdorime 

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Janar, 2025 22:16

Mickoski: Tregtarë po shërbehen me truke – nuk do të lejohen keqpërdorime 

Sipas dëshmive të qytetarëve, disa prodhues, shpërndarës dhe markete me shërbehen me truke dhe ato truke kanë ndikuar në rritjen e çmimeve të disa produkteve, tha kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Bojan Stojanovski.

Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Mickoski theksoi se nuk do të lejohet që individët të keqpërdorin pozitat e tyre dhe të përfitojnë në kurriz të qytetarëve.

“Gjendja të cilën e hasëm ishte alarmante kataklizmike. Ka mënyra të ndryshme për t’u përballur me sfidat, ngrirje të çmimeve, ngrirje të marzheve, ngrirje të marzheve të shpërndarjes. Ajo që bëmë fillimisht ishte zbatimi i Ligjit për praktikat e padrejta tregtare, biseduam me prodhuesit dhe odat për të mos aplikuar politika kaq ofensive dhe restriktive, por që gjithçka të bazohet në një qasje të përbashkët konsensuale dhe si rezultat e kemi krijuar shportën konsumatore të Vitit të Ri”, tha Mickoski.

Por, siç theksoi ai, sipas dëshmive të qytetarëve, disa prodhues, shpërndarës dhe marketet, shërbehen me truke që kanë çuar në rritjen e çmimit të produkteve të caktuara, siç është çmimi i vajit të gatimit.

“Disa nga prodhuesit e justifikuan këtë duke thënë se çmimi i bursës është rritur, por ne kontrolluam dhe siguruam që kjo nuk ishte ashtu. Në të gjithë analizën e bërë për shportën konsumatore, kuptuam se kjo fushatë ndoshta duhet të zgjerohet, sepse sikur kemi harruar farmacitë, sepse me të drejtë pensionistët janë të pakënaqur. Ky aksion do të ketë edhe një gjysmë të dytë, prandaj u bëj thirrje pronarëve të farmacive që të mendojnë se ku po shkojmë kështu, ndërsa do të ketë edhe një gjysmë të tretë për zinxhirët e teknikës së bardhë. Këtë situatë do ta shikojmë më gjerë pasi edhe kjo bën pjesë në shportën konsumatore, duke përfshirë edhe shitjen e tekstilit”, theksoi kryeministri Mickoski.

Kryeministri bëri të ditur se në periudhën e ardhshme qeveria planifikon uljen e taksave parafiskale, apo siç tha, diçka që do të ndikojë pozitivisht në uljen e çmimeve.

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Janar, 2025 22:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?