Mickoski:Vihen në dispozicion 250 milionë euro për investime dhe zhvillim të kompanive vendase

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Janar, 2025 17:39

Mickoski:Vihen në dispozicion 250 milionë euro për investime dhe zhvillim të kompanive vendase

Në mbledhjen e Qeverisë që ende po zhvillohet, u miratua vendim me të cilin, ashtu siç premtuam, vihen në dispozicion për ekonominë 250 milionë euro për investime dhe zhvillim të kompanive vendase.  

Kjo shumë historikisht më e madhe deri më tani vihet drejtpërdrejt në dispozicion të ekonomisë dhe paraqet vendimin e parë me një shumë të tillë që shteti ka siguruar për ekonominë, kompanitë dhe firmat vendase, të cilat do të mund të përdorin këto mjete me norma interesi do të thoja super të ulëta, për kushtet e sotme të tregut.  

Këto mjete janë nga linja kreditore hungareze, ndërsa metodologjia sipas së cilës këto mjete do të jenë të disponueshme për kompanitë do të zhvillohet përmes Ministrisë së Financave e cila, me qëllim krijimin e linjës kreditore për financimin e investimeve dhe zhvillimin e shoqërive tregtare private, ka miratuar një hua pa interes për Bankën për Zhvillim në shumë prej 250.000.000 euro.

Banka për Zhvillim do t’i vërë në dispozicion bankave pjesëmarrëse këto mjete përmes një Marrëveshjeje Kornizë për Pjesëmarrje, me qëllim financimin e investimeve dhe zhvillimin e subjekteve tregtare private të regjistruara në Regjistrin Tregtar.

Afati maksimal është ai që u përmend, deri në 15 vite, duke përfshirë një grejs periudhë deri në 3 vite për bankat pjesëmarrëse. Data përfundimtare është 15 vite nga data e nënshkrimit të Marrëveshjes së Huamarrjes.

Bankat do të miratojnë kreditë për përfituesit përfundimtarë, ku mjetet mund të përdoren për: Investime në asete fikse. Përfituesi përfundimtar është i detyruar të kontribuojë me minimum 20% të vlerës së investimit.  

Norma e interesit vjetor mbetet 1.95%, siç është tashmë e njohur për opinionin maqedonas, pa tarifa shtesë për miratim, menaxhim apo shlyerje të parakohshme të kredisë.

Shuma maksimale e kredisë do të jetë deri në 10 milionë euro në kundërvlerë denarësh.  

Dua të shpreh mirënjohjen time ndaj bankave që shprehën interes për të marrë pjesë në shpërndarjen e këtyre mjeteve për ekonominë, ndërsa Ministria e Financave përmes Bankës për Zhvillim do të menaxhojë këtë proces.

Pres ndikim të rëndësishëm në ekonominë vendore nga këto mjete dhe para, të cilat vijnë në një kohë krize, sfidash dhe kushte të vështira globale për kompanitë vendase.

Këto 250 milionë euro do t’i forcojnë kompanitë, ndërsa përfitimi përfundimtar do të jetë për qytetarët, përmes një standardi më të lartë jetese dhe fuqie blerëse më të mirë. Kjo do të sigurojë vende të reja pune dhe punësim të qëndrueshëm për shumë kompani, ndërkohë që presim disa mijëra vende të reja pune.

Kështu kujdesemi për ekonominë vendase dhe e mbështesim nismën vendase, sepse shteti duhet t’i shërbejë qytetarëve, dhe Maqedonia duhet të jetë përsëri e juaja.  

Tani, më lejoni t’ia kaloj fjalën Ministres së Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska.”  

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Janar, 2025 17:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?