Milloshoski: Është në interes të BDI që të ketë tensione për të mbuluar skandalet që ka bërë në pushtet 

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Tetor, 2024 22:45

Milloshoski: Është në interes të BDI që të ketë tensione për të mbuluar skandalet që ka bërë në pushtet 

Deputeti Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE në Alsat theksoi se Akademia e Shkencave e kërkuar nga VLEN nuk është e përshtatshme dhe se është e gabuar të shpenzohen paratë e komunave për qëllime të tjera nga ato të interesit lokal.

“Ne jemi kundër projektit të tyre, vetë projekti është polarizues, nuk ka dimension shkencor, pra ka dimension etno-politik. VLEN, nëse do të kishte kuadër profesional, do të mund t’i drejtonte qëllimet e tyre drejt përmirësimit të funksionimit te ITSHKSH ”, tha Milloshoski.

Milloshoski po ashtu theksoi se kjo çështje nuk do të ndikojë në stabilitetin e koalicionit dhe se është krejt e natyrshme që të ketë dallime, ai gjithashtu theksoi se në opinion ka subjekte që kanë interes për tensione të tilla, e kjo është ajo politike, partia e BDI-së.

“Unë shoh se në opinion ka subjekte që kanë interesa nga këto tensione politike, e ajo është partia politike BDI. Ata e kanë problem të mësohen me faktin se janë në opozitë dhe pas 20 vitesh në pushtet po mundohen të mbulojnë të metat e tyre me tema të tilla ndëretnike”, tha Milloshoski.

 

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Tetor, 2024 22:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?