Ministri i Ekonomisë paralajmëron se në mars do të rritet paga minimale

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Tetor, 2024 19:30

Ministri i Ekonomisë paralajmëron se në mars do të rritet paga minimale

Në mars të vitit 2025 do të kemi rritje të pagës minimale, në bazë të ligjit dhe në bazë të rregullores së nënshkruar nga lidhja e sindikatave, punëdhënësit dhe qeveria, njoftoi ministri i ekonomisë dhe punës Besar Durmishi. Ai tha se në fund të vitit në bazë të të gjitha analizave të entit statistikor, do të mirret një vendim konkret.

BESAR DURMISHI, MINISTËR I EKONOMISË

Paga minimale në bazë të ligjit dhe në bazë të një rregullore të cilën janë dakorduar, e kanë nënshkruar të tre palët lidhja e sindikatave, punëdhënësit dhe qeveria do të rritet në mars të vitit 2025 duke i marrë parasysh të gjitha analizat të cialt do të bëhen në bazë të asaj rregullores. Në fund të vitit nga enti statistikor do të dalin analizat e harxhimeve të shportës konsumatore, do të dalin pagesa e pages mesatare se sa është bërë dhe të gjitha përllogaritjet do të bëhen dhe do të del në përfundim se sa duhet të rritet paga minimale apo nuk duhet të rritet paga minimale”.

Duke folur për uljen e çmimeve të produkteve ushqimore, Durmishi tha se pret që ulja e çmimeve të jetë edhe më e madhe, duke pasur parasysh uljen e çmimeve në tregtinë me shumicë, e cila duhet të ndodh në dërgesën e ardhëshme, gjatë shpërndarjes së produkteve në markete.

BESAR DURMISHI, MINISTËR I EKONOMISË

Lidhur me këtë, është e rëndësishme të thuhet se Ligji për praktikat e padrejta tregtare, i cili kufizon rabatin dhe shpenzimet shtesë për mbi 2500 produkte ushqimore, ka hyrë në fuqi, nga i cili presim ulje të mëtejshme të çmimeve të ushqimeve deri në fund të vitit”.

Durmishi tha se sipas analizave të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, analizat fillestare nga terreni tregojnë se çmimet e produkteve nga shporta e vjeshtës janë ulur mesatarisht nga 5% deri në 10%.

/SHENJA/

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Tetor, 2024 19:30
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?