Ministria e Bujqësisë: Mbi 340 milionë denarë subvencione për 4.144 fermerë për lopë të matrikuluara

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Qershor, 2025 16:29

Ministria e Bujqësisë: Mbi 340 milionë denarë subvencione për 4.144 fermerë për lopë të matrikuluara

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave njoftoi sot se ka realizuar pagesa në vlerë prej 341.536.000,00 denarësh për 4.144 fermerë në kuadër të Programit për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024.

Bëhet fjalë për pagesa direkte plotësuese për lopë të matrikuluara – evidentuara më të vjetra se 12 muaj, të cilat përfshihen në nënmasën 2.2 të Programit, e cila lidhet me përfituesit e nënmasave 2.1, 2.4 dhe 2.5 të së njëjtës urdhëresë.

“Pagesa është realizuar në bazë të pagesave direkte plotësuese për lopë të matrikuluara – evidentuara më të vjetra se 12 muaj, sipas Programit për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë.

Sipas sqarimit, përfitues të këtyre subvencioneve janë:

  • Ekonomitë bujqësore që kanë përfituar nga nënmasa 2.1, dhe kanë dorëzuar prodhimin e qumështit te një blerës i regjistruar i qumështit të papërpunuar (nënmasa 2.4),
  • Apo që kanë shitur ose therur gjedhë në kapacitete përpunuese të regjistruara për prodhimin e ushqimit me origjinë shtazore (nënmasa 2.5).

“Kujdesi për fermerët vazhdon edhe më tej”, theksohet në kumtesën e Ministrisë, duke theksuar vazhdimësinë e përkushtimit institucional për mbështetjen e sektorit bujqësor dhe fermerëve në të gjithë vendin.

Pagesat janë pjesë e një sërë masash që synojnë të rrisin prodhimin bujqësor, të stimulohen dorëzimi dhe përpunimi vendor i produkteve shtazore, dhe të forcohet vlera ekonomike e fermave në nivel lokal dhe kombëtar.

Edhe nga VLEN kumtun se janë paguar 341.536.000,00 denarë për 4.144 persona.

“Pagesa ka të bëjë me mbështetjen direkte plotësuese për masën 2.2 për lopë të matrikuluara – evidentuara më të vjetra se 12 muaj, sipas Programit për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024. Ministria e Bujqësisë vazhdon me përkushtim realizimin e pagesave në mënyrë të drejtë dhe të rregullt për të gjithë fermerët”, njoftuan nga VLEN. Flaka Media

279
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 18 Qershor, 2025 16:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
279
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?