Mira Murati mes 100 personave më të fuqishëm të Inteligjencës Artificiale

Tina Baliu
Botuar nga Tina Baliu 1 Shtator, 2026 16:43

Mira Murati mes 100 personave më të fuqishëm të Inteligjencës Artificiale

Revista TIME ka publikuar listën TIME100 AI 2026, duke përfshirë 100 personat që kanë ndikimin më të madh në zhvillimin dhe drejtimin e Inteligjencës Artificiale në botë.

Lista përfshin drejtues të kompanive të mëdha të teknologjisë, studiues, sipërmarrës, politikëbërës dhe figura nga industria kreative, në një kohë kur ndikimi ekonomik dhe social i AI po shkakton gjithnjë e më shumë debate.

Në kopertinën globale të këtij viti është edhe Mira Murati, ish-drejtuese e teknologjisë në OpenAI dhe një nga figurat më të njohura shqiptare në industrinë e Al.

Ajo shfaqet në mesin e emrave më të fuqishëm të teknologjisë, përkrah Sam Altman, Elon Musk, Dario Amodei, Jeff Bezos, Larry Ellison, Ilya Sutskever, Fei-Fei Li, Arvind Krishna dhe Eddie Wu.

TIME i ka ndarë 100 emrat në katër kategori: Liderë, Inovatorë, Formësues dhe Mendimtarë. Në mesin e liderëve janë drejtues të OpenAI, përfshirë Sam Altman, Mark Chen dhe Greg Brockman, si dhe Elon Musk, drejtuesit e Anthropic Dario dhe Daniela Amodei, drejtuesi i IBM Arvind Krishna dhe figura të tjera të rëndësishme të industrisë.

Krahas drejtuesve të teknologjisë, lista përfshin edhe figura nga politika, arti, biznesi dhe organizatat ndërkombëtare, si Joseph Gordon-Levitt, Paris Hilton, David Sacks dhe Liz Shuler.

Lista përfshin gjithashtu emra që po zhvillojnë teknologji dhe aplikime të reja të AI, mes tyre studiues, sipërmarrës dhe drejtues kompanish.

Në këtë kategori është edhe aktori dhe regjisori Ben Affleck, duke reflektuar ndikimin në rritje të Al në industrinë kreative.

Në kategorinë e formësuesve është përfshirë Doreen Bogdan-Martin, sekretare e përgjithshme e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit, ndërsa aktori Joseph Gordon-Levitt është vlerësuar për angazhimin e tij në mbrojtje të krijuesve dhe përfshirjen e artistëve në vendimet mbi zhvillimin e AI.

Kryeredaktori i TIME, Sam Jacobs, tha se lista e këtij viti pasqyron një industri të AI gjithnjë e më “shpërthyese dhe përçarëse”, ku përplasen interesat teknologjike, ekonomike, politike dhe krijuese.

Lista përfshin edhe një numër të konsiderueshëm figurash nga industria kineze e teknologjisë dhe AI, duke treguar konkurrencën në rritje mes Kinës dhe SHBA-së për dominimin e kësaj teknologjie.

30

Si e vlerësoni deklaratën e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, lidhur me krerët e UÇK-së?

 

Tina Baliu
Botuar nga Tina Baliu 1 Shtator, 2026 16:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
30

Si e vlerësoni deklaratën e ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, lidhur me krerët e UÇK-së?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut