“Mirëmëngjes për të gjithë, përveç Josip Broz Kasamit”

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Qershor, 2026 11:00

“Mirëmëngjes për të gjithë, përveç Josip Broz Kasamit”

Protesta e mbrëmshme në Tetovë, e organizuar pas vendimit për shfuqizimin e emërtimeve të rrugëve, kaloi pa incidente, ndërsa pas përfundimit të saj pasuan reagime të shumta nga përfaqësues politikë, analistë dhe aktivistë qytetarë. Protesta ishte paralajmëruar nga BDI si reagim ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për emërtimet e rrugëve në Tetovë.

Zyrtari i BDI-së, Arbër Ademi, publikoi një mesazh të shkurtër në rrjetet sociale:

“Mirëmëngjes për të gjithë, përveç Josip Broz Kasamit. Josip Broz Kasami nuk kalon!”

Me këtë deklaratë, Ademi vazhdoi retorikën e tij kritike ndaj kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Ndërkohë, analisti Sefer Selimi e komentoi protestën me një mesazh simbolik:

“Shkëndijë në Tetovën e Dervish Carës!”

Edhe aktivistja qytetare Nafie Selmani reagoi pas protestës, duke rikthyer në vëmendje paralajmërimet e mëhershme të VLEN-it për rreziqe të mundshme gjatë tubimit.

“Ç’u bë me informacionet shqetësuese të VLEN-it për ‘persona të caktuar’, ‘incidente’, ‘skenare të errëta’? Tetovarët dhe tetovarët e dhanë përgjigjen më dinjitoze!”

Protesta u zhvillua pa incidente dhe në atmosferë të qetë, pavarësisht paralajmërimeve politike dhe polemikave që e paraprinë atë. Në ditët para protestës, përfaqësues të VLEN-it kishin ngritur shqetësime për mundësinë e provokimeve, ndërsa organizatorët kishin bërë thirrje për një marsh paqësor.

Reagimet e sotme tregojnë se debati politik rreth emërtimeve të rrugëve në Tetovë vazhdon të mbetet i ndezur, ndërsa secila palë po e interpreton zhvillimin e protestës sipas narrativës së saj politike. Gazeta Flaka

172
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Qershor, 2026 11:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
172
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?