Mjetet për komunat do të zgjidhin probleme disadekadëshe

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Shtator, 2024 19:19

Mjetet për komunat do të zgjidhin probleme disadekadëshe

“Do të zgjidhen shumë probleme në arsim përmes ndërtimit të shkollave të reja, ndërsa përmes ndërtimit të kopshteve të reja do të zgjidhet mungesa e vendeve të lira. Konsideroj se thirrja ka kaluar me sukses, do ta presim rezultatin në fund, por përfundimisht, siç thash kjo do të jetë zgjidhje për problemet dekadëshe të komunave dhe qytetarëve tanë”, tha Gjorgjievski

Shkup, 26 shtator – Konsideroj se me mjetet e Qeverisë, përfundimisht do t’i zgjedhin problemet disadekadëshe, të cilat para se gjithash, janë të ndërlidhura me infrastrukturën nëntokësore, të ndërlidhura me problemet, të cilat vetë komunat, sidomos ato më të voglat nëpër Maqedoni, nuk kanë mundur t’i zgjidhin edhe pse kanë pasur projekt të hartuar, theksoi kryetari i BNJVL-së dhe kryetar i Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski në suaza të ngjarjes për përforcimin e kapaciteteve të komunave për shfrytëzimin e kapaciteteve dhe decetralizimit të rritur.

“Do të zgjidhen shumë probleme në arsim përmes ndërtimit të shkollave të reja, ndërsa përmes ndërtimit të kopshteve të reja do të zgjidhet mungesa e vendeve të lira. Konsideroj se thirrja ka kaluar me sukses, do ta presim rezultatin në fund, por përfundimisht, siç thash kjo do të jetë zgjidhje për problemet dekadëshe të komunave dhe qytetarëve tanë”, tha Gjorgjievski.

I pyetur nëse për shkak të detyrimit të komunave konsideron se duhet të zvogëlohet numri i njësiteve të pushtetit lokal, Gjorgjievski ka thënë se organizimi aktual i komunave është i mirë, por se ajo që paraqet problem është ajo që persona drejtues të caktuar nuk kanë aftësi të mira menaxheriale. Sipas tij, çelësi i vërtetë, mënyra e vërtetë në të cilën duhet të shpërndahen mjetet e Qeverisë, është që ato të dedikohen për projekte. “Gjithçka tjetër do të lë hapësirë në të cilin kryetari i komunës mund vihet në gjendje të rrëmujes që në vend të projekteve, mund të gjenerojë borxhe të reja dhe detyrime, siç ka pasur shumë shembuj në të kaluarën”, deklaroi kryetari Gjorgjievski.

252
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 26 Shtator, 2024 19:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
252
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?