Mollët e vjollcë po bëhen virale në rrjete sociale, por çfarë në të vërtetë fshihet pas tyre?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Shtator, 2024 19:51

Mollët e vjollcë po bëhen virale në rrjete sociale, por çfarë në të vërtetë fshihet pas tyre?

Të apasionuarit pas frutave dyshohet se po dynden në Saskatchewan, Kanada në kërkim të mollëve vjollcë pasi imazhet e tyre u bënë virale në rrjete sociale.

Por, ka vetëm një problem: Imazhet janë krijuar artificialisht.

“Duket e mahnitshme. Do të ishte shumë argëtuese. Por, për fat të keq, nuk është e vërtetë”, tha Rachelle Hofmeister, hortikulturiste në Dutch Growers në Regina.

Postimi origjinal i fotos, i publikuar në Instagram nga përdoruesi Unnaturalist AI, tregon disa mollë ngjyrë vjollce që shkëlqejnë.

Megjithatë, postimi i Unnatirualist AI i përshkroi mollët si “me origjinë” nga provinca kanadeze e Saskatchewan, ku ato lulëzojnë në klimën e ftohtë.

“Ne kemi pasur shumë mollë që janë zhvilluar në Saskatchewan, por asnjëra prej tyre nuk është vjollcë”, Hoffmeister.

“Të gjitha kanë mish të bardhë dhe lëkurë të kuqe”, shtoiu ajo.

Pavarësisht falsifikimit flagrant, postimi shpërtheu shpejt në rrjete sociale ndërsa shikuesit e mahnitur pyesnin veten se çfarë shije kishin mollët vjollcë dhe ku mund t’i blinin ato.

Ndryshe, pavarësisht se po përhapen virtualisht, këto imazhe mund të kenë pasoja serioze në botën reale.

Në maj të vitit 2023, u përhap një foto e krijuar nga AI i një shpërthimi të rremë në Pentagon – duke shkaktuar konfuzion masiv midis përdoruesve dhe një shitje të shkurtër në tregun e aksioneve të SHBA-së.

128
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Shtator, 2024 19:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
128
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?