Mosbindja civile ka ndarë popullin opozitar nga Berisha

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Tetor, 2024 21:29

Mosbindja civile ka ndarë popullin opozitar nga Berisha

Nga Mero Baze

Ka dy rezultate pozitive të dukshme aksioni i ri opozitar . E para është një aksion që ka ndarë popullin opozitar nga udhëheqja e opozitës, dhe e dyta ka ndarë opozitën e varur nga Berisha nga pjesa tjetër e opozitës.

Ndarja e parë është dramatike për Berishën. Efekti i parë i këtij aksioni është mosbindja civile e popullit opozitar ndaj Sali Berishës. Jo vetëm braktisja në ditën që thirrën mitingun, por qysh nga shpallja e këtij aksioni deri më sot, nuk kemi asnjë akt të mosbindjes civile, nga qytetarët. Kemi vetëm dhunë jo civile nga tre katër deputetë të përçudnuar të opozitës nga terrori se mos Berisha nuk i fut në listë.

Distancimi i popullit opozitar nga aksioni i vetëquajtur opozitar i Sali Berishës, tre javë pasi ai e ka shpallur atë publikisht, e vizaton qartë këtë aksion, si një luftë e një grupi mercenar që kërkon ti shërbej Berishës disa muaj derisa të sigurohen se do ta fusin në listë. Pas kësaj keni për të parë prap “8 janarin” e ardhshëm, kur do kacafyten me njëri tjetrin, dhe të gjithë bashkë kundër “babit të Zenit”.

Ndarja e dytë ka ndodhur dhe brenda deputetëve të opozitës. Nga gjithë grupet opozitare po përfshi dhe grupin e PD madje dhe ata që formalisht janë me Berishën 10 deri 15 deputetë po përpiqen të jenë aktivë dhe ti mbushin mendjen Berishës se meritojnë vendin në listë. Janë pa a shumë ata që u kthyen me vonesë nga Basha tek Berisha dhe duan të fitojnë kohën e humbur.

Përveç Flamurit, nuk ka ku të shkoj pa Berishën se është “non grata” njësoj si në një vend të madh perëndimor, të tjerët nuk i bashkon fati me Berishën, por Berisha ka në dorë fatin e tyre politik dhe ata po bëjnë si ushtarë besnikë të tij. Pjesa tjetër po rri mënjan dhe po shikon punën e vet. Partitë e reja opozitare janë qartazi të distancuar nga aksioni i Berishës dhe parti parlamentare opozitare që janë në aleancë me PD jaën të distancuar nga skenat sharlatanë.

Të dy këto zhvillime që janë të prekshme e kthejnë “mosbindjen civile” të Berishës, në një mosbindje opozitare ndaj tij, dhe e reduktojnë aksionin e tij politik si një aksion mercenarësh që presin të shpërblehen për atë që bëjnë.

Nga ana tjetër ky aksion e gjen qeverinë dhe personalisht Edi Ramën në kohën e tij më të mirë, që në mes të këtij aksioni opozitar Brukseli i hap negociatat edhe për shkak të kësaj marrëzie, dhe që e gjithë kjo atij vetëm sa i krijon klimë politike pozitive për shkak të kontrastit të qeverisë me dhunën e rrugës.

Shpresa e vetme e Berishës që përmes dhunës të shkoj në ndonjë marrëveshje të re me Ramën është e vdekur, pasi nuk i duhet më Ramës për asgjë. Tamam tamam atij i duhet kështu, rrugëve, me urë zjarri në dorë dhe në maj të Ballkonit, si një turmë e çoroditur që nuk ngjall shpresë as brenda në shtëpi të Sali Berishës.

71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Tetor, 2024 21:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?