Mourinho del në mbrojtje të Mbappés: “Ajo që bënë mediat ishte qesharake”
Trajneri José Mourinho ka dalë në mbrojtje të Kylian Mbappés, duke kritikuar ashpër mediat për mënyrën se si kanë raportuar për sulmuesin francez dhe situatën e tij fizike.
“Ajo që bënë mediat ishte qesharake. Ajo që i bënë Kylian Mbappés ishte e pabesueshme”, deklaroi Mourinho.
Ai shpjegoi se Mbappé ishte paraqitur pas dëmtimit për një konsultë mjekësore ambulatore, pasi gjuri i tij ka një histori që nuk mund të neglizhohet. Sipas trajnerit, vlerësimet mjekësore ishin në përputhje të plotë me ato të klubit dhe lojtari ka një plan të caktuar rikuperimi.
Mourinho kritikoi gjithashtu mënyrën se si u interpretuan dalja e Mbappés gjatë Javës së Modës në Paris dhe një incident me biçikletë në Zvicër.
Sipas tij, aktiviteti në Paris ishte një ngjarje private dhe biçikletat në hotelin zviceran shërbenin për lëvizje brenda ambienteve të tij, por këto episode u paraqitën nga mediat në një mënyrë që krijoi polemika të panevojshme.
Në fund, Mourinho theksoi se, në vend që të respektohet plani i rikuperimit të futbollistit, disa po kërkojnë vazhdimisht arsye për të krijuar polemika rreth tij.
Flaka












