Mourinho flet për çështjen Vini–Prestianni: “Nëse shpallet fajtor, karriera e tij me mua dhe Benficën merr fund”
Trajneri i Benfica, José Mourinho, ka reaguar publikisht për çështjen që përfshin lojtarët Vini dhe Prestianni, duke theksuar se qëndrimi i tij do të varet nga rezultati i hetimeve.
“Nëse ai shpallet fajtor, karriera e tij te Benfica dhe me mua do të marrë fund”, deklaroi Mourinho, duke shtuar se ai beson fort në parimin e prezumimit të pafajësisë.
Tekniku portugez theksoi se nuk ka marrë anë në këtë situatë dhe se qëndrimi i tij ka qenë i balancuar. “Unë e dua Arbeloan dhe do ta vazhdoj ta dua, por mendoj se mora pozicionin e duhur. Nuk mbrojta njërin dhe nuk sulmova tjetrin”, u shpreh ai.
Mourinho nënvizoi gjithashtu rëndësinë e respektimit të të drejtave themelore dhe kundërshtimin e çdo forme diskriminimi. “Ju them të lexoni Deklaratën e të Drejtave të Njeriut. Unë refuzoj çdo diskriminim apo paragjykim”, tha ai.
Ai shtoi se nëse vërtetohet se lojtari i tij nuk ka respektuar këto parime, atëherë rrugët do të ndahen përfundimisht. Megjithatë, trajneri theksoi disa herë se aktualisht duhet respektuar prezumimi i pafajësisë dhe se çdo vendim përfundimtar duhet të vijë pas provave.
Sipas Mourinhos, edhe UEFA ka preferuar ta mbajë lojtarin jashtë ndeshjeve derisa të qartësohet situata, duke shmangur interpretimet e mundshme para përfundimit të procesit.
“Nëse ai është efektivisht fajtor, unë nuk do ta shoh më njësoj dhe për mua gjithçka përfundon. Por duhet të vendosim shumë ‘nëse’ përpara çdo gjykimi”, përfundoi Mourinho.
Flaka
















