Mourinho me mesazh të fortë pas rikthimit: “Jemi në një mision, fjalët nuk mjaftojnë”
Jose Mourinho ka folur për rikthimin e tij te Real Madrid, duke zbuluar filozofinë dhe objektivat që synon të sjellë në klubin madrilen.
Trajneri portugez theksoi se misioni i tij është të ndihmojë të gjithë të përmirësohen dhe të krijojë një kulturë të bazuar te puna, përgjegjësia, ambicia dhe respekti për fanellën e Real Madridit.
“Është një nder të punosh për Real Madridin. Më pëlqen shumë ky koncept. Nuk është të punosh në Real Madrid, por të punosh PËR Real Madridin”, u shpreh Mourinho.
Special One foli edhe për nisjen e përgatitjeve pa disa nga lojtarët kryesorë, duke e parë këtë si një mundësi për të njohur më mirë talentet e rinj.
“Është një mundësi për të njohur lojtarët e rinj me të cilët do të punoj dhe që ata të më njohin mua. Gjatë sezonit, shumë prej tyre do të jenë pjesë e Castilla-s”, deklaroi ai.
Mourinho gjithashtu theksoi rëndësinë e zhvillimit të akademisë dhe punës së bërë nga klubi pas kuintave.
“Fjalët nuk mjaftojnë. Ne jemi në një mision”, përfundoi trajneri portugez, duke dërguar një mesazh të qartë për ambiciet e tij te Real Madrid.
Flaka
















