MPB zbulon rast të dyshuar të trafikimit me foshnjë: Gjashtë persona nën hetim për birësim të paligjshëm

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Qershor, 2026 13:36

MPB zbulon rast të dyshuar të trafikimit me foshnjë: Gjashtë persona nën hetim për birësim të paligjshëm

Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal ndaj gjashtë personave nga Shkupi, Kumanova dhe Tetova, nën dyshimin për përfshirje në një rast të organizuar të birësimit të paligjshëm të një foshnjeje të porsalindur, përmes mashtrimit dhe përfitimeve financiare.

Sipas njoftimit të MPB-së, kallëzim penal është ngritur kundër F.A. (63), Gj.K. (57), I.Sh. (35) dhe Xh.Sh. (35) nga Shkupi, si dhe ndaj S.J. (35) nga Kumanova dhe I.A. (38) nga Tetova, për veprën penale “trafikim me fëmijë”.

Hetimet paraprake tregojnë se gjatë viteve 2024 dhe 2025, dy nga të dyshuarat kryesore, F.A. dhe Gj.K., dyshohet se kanë organizuar një rrjet për ndërmjetësim të paligjshëm të foshnjave. Sipas policisë, F.A., duke shfrytëzuar pozitën e saj si kujdestare e fëmijëve, krijonte kontakte me persona të interesuar për të marrë fëmijë, ndërsa Gj.K. identifikonte familje në vështirësi ekonomike dhe sociale.

Në rastin konkret, sipas MPB-së, prindërit biologjikë të foshnjës janë bindur të heqin dorë nga fëmija në këmbim të ndihmës financiare dhe mbulimit të kontrolleve gjinekologjike.

Pas daljes nga spitali, nëna dhe foshnja dyshohet se janë marrë nga njëra prej të dyshuarave dhe janë dërguar në një banesë private, ku më pas foshnja u është dorëzuar personave që dyshohet se kishin planifikuar birësimin e paligjshëm.

Policia ka konstatuar gjithashtu ekzistimin e një kontrate huaje prej 500 eurosh, e lidhur mes dy prej të dyshuarve, shumë e cila sipas hetuesve përfaqësonte kompensim për dorëzimin e foshnjës.

Me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake, ndaj personave të përfshirë është caktuar masa e arrestit shtëpiak, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.

Autoritetet nuk kanë publikuar identitetin e plotë të të përfshirëve, ndërsa rasti konsiderohet një nga hetimet më serioze të periudhës së fundit lidhur me trafikimin e fëmijëve. Gazeta Flaka

8
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

Flaka
Botuar nga Flaka 4 Qershor, 2026 13:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?