Murtezani-Boka: Një Ballkan Perëndimor i integruar është thelbësor jo vetëm për stabilitetin e rajonit, por edhe për BE-në

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Shtator, 2024 19:34

Murtezani-Boka: Një Ballkan Perëndimor i integruar është thelbësor jo vetëm për stabilitetin e rajonit, por edhe për BE-në

Me ftesë të ministrit të Punë të BE-së të Hungarisë, ministri i Çështjeve Evropiane të Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtezani, sot në Budapest realizoi takim me homologun e tij hungarez, Janos Boka.

Takimi u përqendrua në avancimin e procesit të aderimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, i cili është një nga prioritetet kryesore të Hungarisë në kuadër të kryesimit të saj me Këshillin e Unionit Evropian. Ministri Murtezani shprehu mirënjohje për mbështetjen permanente dhe të zëshme nga ana e Hungarisë drejt vendeve të Ballkanit Perëndimorë.

Në fokusin të bisedimeve,  ishte nevoja e vazhdimit të negociatave për aderim, si dhe Plani i rritjes i miratuar së fundmi nga Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimorë  dhe Instrumentin për Reforma dhe Rritje.  Bashkëbiseduesit konstatuan se realizimi i Agjendës reformuese është e një rëndësie thelbësore për progresin e Maqedonisë së Veriut në procesin e eurointegrimeve dhe rritjen e saj ekonomike të shpejtë.

Në takim u bisedua edhe për mundësitë për avancimin e bashkëpunimit bilateral përmes projekteve të përbashkëta në sferat me interes reciprok.  Ministri Murtezani e theksoi gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut për thellimin e bashkëpunimit me Hungarinë përmes  instrumenteve BE-së  në dispozicion,  të cilat janë kyçe për ndërtimin e kapaciteteve institucionale dhe përputhjen me standardet e BE-së, në mënyrë që të përshpejtohet procesi i pranimit (aderimit).

Bashkëpunimi rajonal ishte gjithashtu pjesë e bisedimeve, duke theksuar angazhimin e ndërsjellë për thellimin e bashkëpunimit me vendet fqinje dhe pjesëmarrjen aktive në nismat rajonale. Murtezani nënvizoi mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për Procesin e Berlinit dhe zbatimin e Planit  të Veprimit të Tregut të Përbashkët rajonal,  duke theksuar se bashkëpunimi rajonal duhet të jetë në përputhje të plotë me standardet dhe rregullat evropiane, në mënyrë që të sigurohet integrimi i suksesshëm i vendeve të rajonit në Union sipas kritereve dhe standardeve të njëjta.

Në takimin në Budapest, ministrat për Çështje evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë shprehën përkushtimin e tyre për vazhdimin e  bashkëpunimit të shkëlqyer të deritanishëm. Ata ranë dakord se gjatë presidencës së Hungarisë të Këshillit të BE-së, do të bëhen përpjekje shtesë për të përshpejtuar procesin e aderimit të Maqedonisë së Veriut dhe për të forcuar nismat rajonale që do të kontribuojnë në stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor.

244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Shtator, 2024 19:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?