Murtezani: Në Bruksel nuk ka shumë shpresë për ndryshime kushtetuese me efekt të vonuar

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Shtator, 2024 21:26

Murtezani: Në Bruksel nuk ka shumë shpresë për ndryshime kushtetuese me efekt të vonuar

Ministri i Çështjeve Europiane, Orhan Murtezani, në një intervistë për 360 shkallë në MRT 1, ka treguar se në takimet që ai dhe kryeministri Hristijan Mickoski së fundi kanë pasur në Bruksel me përfaqësues të lartë të Bashkimit Europian, përfshirë edhe presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, ku u diskutua për idenë e ndryshimeve kushtetuese (për hyrjen e bullgarëve) me efekt të vonuar, përcjell Nistori.

“U diskutua për propozimin e qeverisë sonë për të sjellë ndryshime kushtetuese me efekt të vonuar, të cilat, duhet të jem i sinqertë, jo se ka ndonjë shpresë të madhe nga ana e institucioneve në Bruksel që një propozim i tillë të kalojë, por të zhbllokohet, nuk përjashtohet. Ka njëfarë optimizmi që do të duhet ta konkretizojmë. Mendoj se Qeveria ka një bazë të mirë kur thotë se logjika në ndryshimet kushtetuese duhet të jetë e ngjashme me atë që u bë kur hymë në NATO pas ndryshimit të emrit. Domethënë që në fazat e ndryshimit të Kushtetutës duhet të ketë një tjetër amendament shtesë, i cili do të thotë se përmbajtja do të materializohet, do të hyjë në fuqi, pasi Bullgaria të ratifikojë marrëveshjen për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian”, thotë Murtezani.

I pyetur se si duhet kuptuar atëherë mesazhi i Charles Michel i postuar në rrjetet sociale pas takimit me Mickoskin se tani është vendimtare për të zbatuar zotimet e kaluara, Murtezani tha se Michel iu referua vendimeve të Këshillit që tashmë ishin marrë.

“Ajo që marrim si sinjal nga pala tjetër është përkushtimi për të çuar përpara procesin. Ju e dini se të gjitha këto çështje kontroverse ishin edhe temë e garës parazgjedhore dhe VMRO-DPMNE fitoi 58 deputetë pikërisht duke u përpjekur të eliminojë disa pasoja, pra dëmet e shkaktuara nga pushteti i kaluar. Prandaj ne si VLEN konsiderojmë se mbështetja e shprehur në numrin prej 58 deputetësh është mesazh i caktuar nga maqedonasit se procesi duhet të trajtohet me shumë kujdes për të eliminuar të gjitha pikëpyetjet që ne si shtet i kemi devijuar vazhdimisht nga diçka dhe që ne përfundimisht do të përballeshim edhe një herë me bllokadë në të ardhmen”, thotë ministri i Çështjeve Europiane. /Nistori/

257
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Shtator, 2024 21:26
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
257
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?