Nafie Selmani kritikon VLEN-in për mungesën e reagimit: “Gjuha shqipe mbrohet me qëndrim, jo me fjalë”

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Gusht, 2026 16:33

Nafie Selmani kritikon VLEN-in për mungesën e reagimit: “Gjuha shqipe mbrohet me qëndrim, jo me fjalë”

Analistja dhe aktivistja qytetare, Nafie Selmani, ka reaguar pas vendosjes së tabelës në pikën kufitare në Tabanoc pa mbishkrimin në gjuhën shqipe, duke kritikuar ashpër koalicionin VLEN për, sipas saj, mungesën e reagimit.

Në një postim në rrjetet sociale, Selmani ironizoi situatën duke shkruar: “Sa e bukur kjo frëngjishtja”, duke iu referuar faktit se tabela përmban mbishkrime në gjuhën maqedonase, angleze dhe frënge, por jo edhe në shqip.

Ajo akuzon drejtuesit e VLEN-it se nuk po mbrojnë interesat e shqiptarëve.

“Burrat e VLEN-it po dëshmojnë çdo ditë se të deklarohesh shqiptar nuk mjafton për të qenë shqiptar në veprim. Të llomotisësh fjalë shqipe nuk do të thotë ta mbrosh gjuhën shqipe. Gjuha shqipe mbrohet me qëndrim dhe me mbrojtje të interesit shqiptar aty ku duhet”, shkruan Selmani.

Në fund të reagimit, ajo shtron pyetje publike lidhur me heshtjen e përfaqësuesve të VLEN-it.

“Edhe sa duhet t’i durojmë këto nënçmime? Edhe sa duhet ta durojmë VLEN-in që flet në emër të shqiptarëve, por hesht kur poshtërohet gjuha dhe dinjiteti ynë? A ka hala?”, përfundon reagimi i saj. Gazeta Flaka

425
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Gusht, 2026 16:33
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
425
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?