Nafie Selmani tallet keq me VLEN-in: Bartës liste për Tetovë, deputeti pa votues i Ohrit, Bekim Qoku!

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Gusht, 2025 12:03

Nafie Selmani tallet keq me VLEN-in:  Bartës liste për Tetovë, deputeti pa votues i Ohrit, Bekim Qoku!

Nafie Selmani, ish aktiviste e VLEN-it, ka shpërthyer me ironi ndaj VLEN-it, duke e vënë në shënjestër deputetin Bekim Qoku. Përmes një postimi, Selmani ka ironizuar vendimin e grupimit për ta caktuar Qokun si bartës liste në Tetovë.

“Ekskluzive: VLEN-i e ka caktuar Bekim Qokun – deputetin pa votues të Ohrit – bartës liste në Tetovë!” – ka shkruar Selmani me sarkazëm.

Ajo ka kujtuar se Qoku, në zgjedhjet e fundit parlamentare, nuk garoi në njësinë që i takon, atë të pestën, por në njësinë e gjashtë zgjedhore, duke hyrë në Kuvend me votat e Tetovës dhe Gostivarit.

“Bekim Qoku nuk mori asnjë votë nga Ohri. Mandatin e mori fshehur pas logos së koalicionit VLEN dhe falë votuesve të Tetovës e Gostivarit. Kjo është arsyeja pse sot ai quhet deputeti pa votues i vetin, por me votues të huaj”, ka shtuar Selmani.

Ky nuk është hera e parë që Nafie Selmani e akuzon Qokun si deputet të “importuar” në Parlament, ndërsa tallja e saj e fundit ka ndezur reagime në opinion. Flaka Media

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 31 Gusht, 2025 12:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?