Nafie Selmani: VLEN-i nuk po bëhet “Një”, por po dëshmon përçarje të brendshme

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Maj, 2026 09:42

Nafie Selmani: VLEN-i nuk po bëhet “Një”, por po dëshmon përçarje të brendshme

“Nuk ka bashkim, por përçarje, pakënaqësi dhe luftë për interesa.” Kështu ka reaguar Nafie Selmani, duke komentuar zhvillimet e fundit brenda koalicionit VLEN, vetëm pak ditë para mbajtjes së kongresit të paralajmëruar.

Selmani ka kritikuar narrativën e promovuar për bashkimin e VLEN-it në një subjekt të vetëm, duke theksuar se ngjarjet e fundit tregojnë të kundërtën.

“Le t’ua çmontojmë pak me sabah propagandën ‘VLEN-i Një’. Sa më shumë afrohet Kongresi i tyre, aq më shumë po e dëshmojnë vetë se aty nuk ka bashkim, por përçarje, pakënaqësi dhe luftë për interesa”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka përmendur disa zhvillime që, sipas saj, dëshmojnë mungesën e unitetit brenda koalicionit.

“Ministri Limani tha: ‘Moti i kemi ndarë rrugët me VLEN-in’. Pra, si mund të flitet për ‘një subjekt’ kur vetë flasin për ndarje?”, ka theksuar Selmani.

Në reagimin e saj, ajo ka ironizuar edhe mungesën e angazhimit të disa figurave të koalicionit.

“Arben Fetai e ‘përshëndeti’ VLEN-in me një fotografi nga Tajlanda, në kohën kur ata pretendojnë se po shkruajnë histori politike”, është shprehur ajo.

Sipas Selmanit, edhe raportet me subjektet përbërëse nuk janë stabile.

“Lëvizja Arbëria po trajtohet si barrë e padëshiruar. Nuk ua dhanë ato dy-tre drejtori që ua premtuan dhe tashmë po shtyhet drejt margjinave”, ka deklaruar ajo.

Ajo përmendi gjithashtu edhe raportimet për largimin e këshilltarit të Bekim Salit, si dhe sinjalet që, sipas saj, tregojnë pakënaqësi të brendshme në ekzekutiv.

“Ndërkohë që udhëheqësit merren me pazare, fotografi e rivalitete personale, plot anëtarë dhe aktivistë po largohen çdo ditë, të zhgënjyer nga premtimet e pambajtura”, ka shtuar Selmani.

Në fund, ajo ka dhënë një vlerësim të ashpër për koalicionin.

“VLEN-i është vetëm NJË mashtrim, jo NJË bashkim”, ka përfunduar Nafie Selmani. Gazeta Flaka

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Maj, 2026 09:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?