Sipas “The Sun”, Napoli po planifikon një lëvizje për lojtarin e Çellsi-t, Ben Çiluell. Mbrojtësi i majtë anglez nuk është më pjesë e planeve të Enzo Maresca në Stamford Bridge dhe do të lejohet të largohet në vitin 2025. Çilluell iu bashkua “Bluve” nga Lesteri në vitin 2020.
27-vjeçari ka luajtur 107 ndeshje për gjigantët londinez, duke shënuar nëntë gola dhe duke dhënë asiste. Çilluell është paraqitur vetëm një herë këtë sezon, si zëvendësues në fitoren 5-0 ndaj Barrou në raundin e tretë të “Karabao Kupës”. Trajneri Mareska tashmë ka sanksionuar largimin e tij dhe Napoli po planifikon ta marr atë në Serie A.
Gjigantët italianë kanë shpenzuar shumë në tregun e Premier Ligës këtë verë, duke marr Skot MekTominej nga Man. Junajted dhe Billi Gilmur nga Brajtoni. Antonio Konte tani do edhe Çilluell, dhe beson se ai mund të nxjerrë më të mirën nga anglezi. Napoli synon ta marrë lojtarin e Çellsit në huazim në janar.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
15 Tetor, 2024 20:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.