Ndiheni të lodhur gjatë ditës? Këto 7 ushqime mund t’ju ndihmojnë të keni më shumë energji
Lodhja dhe mungesa e energjisë mund të ndikojnë në përditshmërinë tonë, ndërsa një nga faktorët që ndikon në mirëqenien e organizmit është edhe ushqyerja.
Hekuri dhe kaliumi janë dy minerale të rëndësishme për funksionimin normal të trupit. Hekuri ndihmon në prodhimin e hemoglobinës dhe transportimin e oksigjenit në gjak, ndërsa kaliumi kontribuon në funksionimin e muskujve dhe të sistemit nervor.
Për të siguruar marrjen e këtyre mineraleve, në regjimin ushqimor mund të përfshini këto shtatë ushqime:
- Bananet – të pasura me kalium, ndihmojnë në funksionimin normal të muskujve.
- Perimet me gjethe jeshile – përmbajnë hekur dhe vitamina të ndryshme.
- Mishi i pulës – siguron proteina dhe hekur.
- Tofu – burim bimor i hekurit dhe proteinave.
- Vezët e ziera – përmbajnë proteina dhe sasi të caktuara hekuri.
- Fasulet – të pasura me hekur dhe fibra.
- Frutat e thata – disa prej tyre, si kajsitë e thata dhe rrushi i thatë, përmbajnë hekur dhe kalium.
Një ushqyerje e larmishme dhe e ekuilibruar ndihmon në plotësimin e nevojave ushqyese të organizmit. Megjithatë, lodhja e vazhdueshme nuk duhet t’i atribuohet vetëm mungesës së mineraleve, pasi mund të ketë edhe shkaqe të tjera.
Flaka











