Ndryshime në pagesën e taksave rrugore: Ja çfarë duhet të dinë vozitësit

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Qershor, 2026 21:56

Ndryshime në pagesën e taksave rrugore: Ja çfarë duhet të dinë vozitësit

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore Javno Pretprijatie za Drzhavni Patishta ka njoftuar se nga mesnata e 15 qershorit hyjnë në fuqi ndryshimet në sistemin e pagesës së taksave rrugore (patarina), me ç’rast korsitë e shënuara për M-Tag do të jenë ekskluzivisht për përdoruesit e pajisjeve elektronike të pagesës.

Sipas njoftimit, qytetarët këshillohen që para mbërritjes në pikat e pagesës të ndjekin me kujdes tabelat informative elektronike dhe të zgjedhin korsinë përkatëse sipas mënyrës së pagesës.

“Lentet e shënuara për M-Tag do të jenë të dedikuara vetëm për përdoruesit me pajisje elektronike. Me këtë ndryshim hiqet mundësia e pagesës me M-Card në korsitë e parashikuara për M-Tag”, thuhet në njoftimin e JPDP-së.

Sipas organizimit të ri, korsitë do të ndahen për pagesë me M-Tag, pagesë me M-Card dhe pagesë me para në dorë.

Gjithashtu, nga ndërmarrja theksohet se përdoruesit e M-Card duhet të përdorin korsitë e tjera të disponueshme sipas destinimit të tyre.

Autoritetet apelojnë edhe për respektimin e sinjalistikës në pikat e pagesës: shigjeta e gjelbër tregon që korsia është e hapur, ndërsa shenja “X” e kuqe tregon që korsia është e mbyllur.

Nga JPDP paralajmërojnë se mosrespektimi i këtyre rregullave mund të shkaktojë vonesa, ulje të efikasitetit të pagesës dhe ndikim në sigurinë e trafikut.

Njoftimi është publikuar me qëllim informimin e qytetarëve dhe përshtatjen e tyre me sistemin e ri të funksionimit të pikave të pagesës së taksave rrugore. Gazeta Flaka

109
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Qershor, 2026 21:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
109
SONDAZHI

Sa mendoni se Qeveria aktuale në Shkup po punon për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?