Ndryshimet ligjore, tash e tutje mund të punësohen edhe persona nën moshën 18 vjeçare

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Maj, 2025 21:22

Ndryshimet ligjore, tash e tutje mund të punësohen edhe persona nën moshën 18 vjeçare

Për herë të parë në historinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, u miratua një ligj i shumëpritur që rregullon angazhimin fleksibil të personave në punë, pa prekur të drejtat e fituara në marrëdhënie të tjera pune, Flaka

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, konfirmoi miratimin e këtij ligji, duke theksuar se ai përmbush një kërkesë të kahershme të punëtorëve dhe punëdhënësve që nga fillimi i pavarësisë së vendit.

“Ky ligj do të krijojë mundësi për të gjithë ata që duan të angazhohen shtesë në punë, pa humbur të drejtat e tyre të mëparshme, ndërsa njëkohësisht do të rrisë të hyrat për shtetin dhe do të lehtësojë punëdhënësit në gjetjen e fuqisë punëtore,” deklaroi ministri Durmishi.

Sipas ligjit të ri, të drejtë për angazhim do të kenë:

  • Personat që nuk janë në marrëdhënie pune;
  • Personat e punësuar;
  • Të vetëpunësuarit;
  • Personat nën moshën 18 vjeç, që plotësojnë kushtet për punësim;
  • Studentët;
  • Përfituesit e pensionit të pleqërisë dhe atij familjar (përjashtuar ata për shkak të paaftësisë);
  • Të huajt me qëndrim të rregulluar ligjërisht në vend.

Ky mekanizëm pritet të hapë rrugë për rritje të të ardhurave personale, formalizim të angazhimeve afatshkurtra dhe rritje të kontributeve për buxhetin e shtetit.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt fleksibilitetit të tregut të punës, në përputhje me praktikat moderne evropiane. Flaka

290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Maj, 2025 21:22
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?