Në arrest 15 persona, në mesin e tyre edhe djali i pronarit të diskotekës

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Mars, 2025 16:49

Në arrest 15 persona, në mesin e tyre edhe djali i pronarit të diskotekës

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski ka njoftuar se 15 persona janë në polici pas zjarrit në diskotekën “Puls” në Koçan, ku si pasojë, jetën kanë humbur mbi 59 persona. Toshkovski tha se janë arrestuar të punësuar në Ministrinë e Ekonomisë, të punësuar në diskotekë, por edhe ish drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

“Deri në këtë moment, në lidhje me këtë ngjarje penalo-juridike ka ma shumë se 20 persona të dyshuar. Rreth 15 persona janë në stacion të policisë. Disa prej të dyshuarve për shkaktimin e këtij rasti penalo-juridik kanë ndërruar jetë. 4 persona për momentin janë siguruar në spital, 2 anëtarë të bendit, djali i pronarit të diskotekës dhe menaxheri i kompanisë që e ka menaxhuar diskotekën. Një pjesë e personave të ndaluar, që për momentin janë në stacion të policisë, janë njerëz që kanë faj direkt në lidhje me këtë ngjarje penalo-juridike, sipas provave që kemi deri tash, respektivisht është arrestuar një person që është organizator i ngjarjes, dhe për të cilin kemi dyshim se është njëri prej atyre që ka faj direkt në suaza të kryerjes së veprave konkrete penale në lidhje me këtë rast. Gjithashtu, janë arrestuar ish sekretari shtetëror i Ministrisë së Ekonomisë, ish, mendoj edhe udhëheqësi i tashëm i një sektori në korniza të Ministrisë së Ekonomisë, kemi arrestuar ish-drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe 3 të punësuar në Drejtori”, tha Toshkovski./tv21.tv

279
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Mars, 2025 16:49
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
279
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?