Në Bruksel, Kurti kërkoi nga BE-ja që të shqyrtojë kërkesën e Kosovës për anëtarësi

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Shtator, 2024 19:33

Në Bruksel, Kurti kërkoi nga BE-ja që të shqyrtojë kërkesën e Kosovës për anëtarësi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në Bruksel ka kërkuar nga BE-ja që të shqyrtojë kërkesën e Kosovës për anëtarësim, njoftoi zyra e tij.

Gjatë një drekë pune të organizuar nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen për liderët nga Ballkani Perëndimor, Kurti tha se zgjerimi i BE-së “është përgjigja më e mirë për të gjithë ata që kërcënojnë paqen dhe unitetin e Evropës, veçanërisht pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë.

Në këtë kontekst, Kurti bëri thirrje që të shqyrtohet kërkesa e Prishtinës dhe t’i jepet Kosovës statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE. Ai kërkoi gjithashtu heqjen e masave kufizuese që BE-ja i vendosi Prishtinës vitin e kaluar, për mos ndërmarrjen e hapave për de-përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës, duke i vlerësuar ato si “të padrejta”.

Kurti tha gjithashtu se Kosova ishte ndër të parat që i ka dorëzuar Brukselit propozimin për një agjendë reformuese në kuadër të Planit të Zhvillimit të Ballkanit Perëndimor, duke vlerësuar se në këtë mënyrë kanë treguar “përkushtim” ndaj asaj iniciative të Bashkimit Evropian.

Kryeministri i Kosovës po ashtu konfirmoi mbështetjen e tij për Procesin e Berlinit, në prag të 10 vjetorit të fillimit të kësaj nisme, dhe theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të katër marrëveshjeve të mobilitetit të nënshkruara në vitin 2022 në Berlin, thuhet në deklaratë.

114
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 19 Shtator, 2024 19:33
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
114
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?