Në Çair dhe dy komuna të tjera, do të vendosen 100 vetura elektrike, do të shfrytëzohen si trotinetët!

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Dhjetor, 2024 13:32

Në Çair dhe dy komuna të tjera, do të vendosen 100 vetura elektrike, do të shfrytëzohen si trotinetët!

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti dhe ministrja e Energjetikës Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Boxhinovska sot nënshkruan letrën e qëllimit për mbështetjen e zbatimit të projektit “100% carsharing elektrik në Shkup”, përcjell TV21.

Autoritetet njoftuan se bëhet fjalë për investim privat të kompanisë “Avant2Go” nga Sllovenia. Pilot projekti fillimisht do të zbatohet në komunat e Gazi Babës, Aerodromit dhe Çairit.

Çmimet për këtë shërbim do të sillen nga 3 euro për 30 minuta deri më 6 euro për 1 orë.

“Siç e shihni në foton e parë, tashmë kemi 100 vetura të pastra elektrike në Shkup. Është shumë e thjesht për t’u përdorur. Ju duhet aplikacioni në telefon dhe ky aplikacion është çelësi për çdo veturë që do të jetë në rrugë. Përmes këtij aplikacioni e gjeni nëse ka veturë të qasshme, e prenotoni, e hapni, vozisni veturën, pas mbarimit të udhëtimit e leni veturën në vendin e caktuar, e mbyllni veturën me aplikacion dhe pagesa bëhet automatikisht”, tha Matej Qer, përfaqësues i kompanisë.

“Nënshkrimi i letërës së qëllimeve për të mbështetur sistemin elektrik carsharing përfaqëson një aksion konkret dhe të dukshëm për të zgjidhur një nga sfidat më urgjente me të cilat përballemi, ajrin e ndotur. Kjo është një mundësi drejt një Shkupi më të shëndetshëm dhe më ekologjik”, tha Izet Mexhiti, Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. 

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Dhjetor, 2024 13:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?