Në Gjermani, por jo te Bayerni! Xavi Simons ndan mendjen

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 29 Korrik, 2024 13:19

Në Gjermani, por jo te Bayerni! Xavi Simons ndan mendjen

Pavarësisht interesimit nga Manchester United dhe Bayern Munich, mesfushori në pronësi të Paris Saint-Germain, Xavi Simons, do të mbetet i huazuar te Red Bull Leipzig në Bundesligë.

Sipas së përditshmes franceze “L’Equipe”, marrëveshja ende nuk është arritur plotësisht. Por palët kanë avancuar në bisedime në ditët e fundit.

Pasi kaloi në akademinë e PSG-së, me këta të fundit që e morën nga Barcelona, Simons iu bashkua PSV-së në vitin 2022.

Një sezon i mrekullueshëm në Eindhoven e bindi klubin francez të blinte kartonin e futbollistit për shifrën 4 milionë euro.

Më pas u huazua menjëherë te Leipzigu, ku luajti 43 ndeshje sezonin e kaluar. Duke shënuar 10 gola dhe duke dhënë 13 asiste për shokët e skuadrës.

Sipas të gjitha gjasave, 21-vjeçari do të qëndrojë në Gjermani, të paktën edhe një sezon. Me drejtuesit e PSG që shpresojnë se mund të jetë në formën e tij më të mire ose të përfitojnë nga një shitje e mundshme e tij.

Xavi Simons ishte një titullar i padiskutueshëm edhe te përfaqësuesja e Holandës në “Euro 2024”, me tulipanët që nuk shkuan më shumë se gjysmëfinale, ku u mposhtën nga Anglia.

Sfidë ku mesfushori i avancuar ishte protagonist me golin që solli avantazhin e përkohshëm të skuadrës së Ronald Koemann.

10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 29 Korrik, 2024 13:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?