Në gusht u dhanë më pak leje ndërtimi se vitin e kaluar

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Tetor, 2024 22:30

Në gusht u dhanë më pak leje ndërtimi se vitin e kaluar

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, gjatë muajit gusht të vitit 2024 janë dhënë 275 leje ndërtimi, që është për 20.1 % më pak se në muajin e njëjtë të vitit paraprak, transmeton Portalb.mk.

Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 4 851 654 mijë denarë, që është për 31.1 % më pak krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Nga numri i përgjithshëm i numrit të lejeve të dhëna për ndërtim 165 (60.0%) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 45 (16.4%) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 65 (23.6 %) objektet për rikonstruim.

Nga gjithsej 275 objekte, te 167 (60.7%) si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa tek 108 (39.3 %) objekte si investitorë janë subjektet afariste.

Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 531 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 52 648 m2.

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Tetor, 2024 22:30
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?