Në thirrjen e dytë për ndihmë financiare për komunat, dje u dorëzuan 20 aplikime

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Shkurt, 2025 23:03

Në thirrjen e dytë për ndihmë financiare për komunat, dje u dorëzuan 20 aplikime

Në thirrjen e dytë për ndarjen e ndihmës financiare për komunat për realizimin e projekteve infrastrukturore deri në ditën e djeshme janë dorëzuar rreth 20-të formularë për aplikim për 20-të projekte nga tre vetëqeverisje lokale, bëri të ditur, ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski.

Sipas tij tani më komunat kanë përvojë nga thirrja e parë dhe do t’i shmangin problemet me të cilat u ballafaquan më herët.

“Kjo është mirë sepse vetëqeverisjet lokale duhet të plotësojnë formularët e aplikimit dhe të rregullojë të gjithë dokumentacionin për të aplikuar. Vetëm ditën e parë kemi pranuar rreth 20 aplikime, që është vërtet mirë dhe tregon se kryetarët e komunave kanë qenë të përgatitur për thirrjen e dytë publike”, tha Perinski.

Ai ju bëri thirrje të gjithë komunave që të shfrytëzojnë këtë mundësi.

Komunat mund të aplikojnë me disa projekte infrastrukturore në fushën e kulturës, sportit, mjedisit, infrastrukturës rrugore, si dhe në fushën e politikës sociale dhe arsimit, edhe atë jo më vonë se më 30 prill 2025. Në shpalljen e parë të Qeverisë aplikuan 80 komuna me 357 projekte.

Komisioni vlerësoi se 77 komuna kanë plotësuar kushtet, me çka do të financohen 274 projekte ku vlera totale e projekteve është 65 milionë euro.

273
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Shkurt, 2025 23:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
273
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?