Në vend të drejtësisë, ndërtohet park memorial për viktimat në Spitalin e Tetovës

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Korrik, 2025 09:09

Në vend të drejtësisë, ndërtohet park memorial për viktimat në Spitalin e Tetovës

Editorial FLAKA

Sot, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se ka nisur ndërtimin e një “Parku memorial për viktimat nga zjarri në spitalin modular të Tetovës”. Iniciativa vjen nga ministri Azir Aliu, me pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit për qeverisje të mirë Arben Fetai dhe kryetarit të komunës së Tetovës Bilall Kasami.

Që në njoftimin e parë, ngjarja ngjall më shumë revoltë sesa respekt. Sepse ndonëse bëhet fjalë për një tragjedi me përmasa të rënda – 14 jetë të humbura më 8 shtator 2021 dhe dhjetëra të lënduar – shteti ende nuk ka dhënë drejtësi. Askush nuk ka dhënë dorëheqje morale. Askush nuk ka mbajtur përgjegjësi politike. Dhe askush nuk është dënuar penalisht për atë që ndodhi në një objekt shtetëror shëndetësor.

Në vend të zbardhjes së plotë të së vërtetës, institucionet ndërtojnë një park. Në vend të drejtësisë, ofrojnë pemë dhe pllaka përkujtimore. Në vend të përgjegjësisë, organizojnë ceremoni. Kjo nuk është kujtim, kjo është fshirje e krimit me ngjyrë jeshile dekorative.

Edhe më shqetësues është fakti se ky akt vjen nga figura që jo vetëm që janë në pushtet, por edhe kanë qenë drejtpërdrejt të lidhur me heshtjen institucionale ndaj kësaj tragjedie. Pjesëmarrja e tre funksionarëve shqiptarë – Aliu, Fetai dhe Kasami – në një iniciativë të tillë, pa asnjë akt real drejtësie apo reflektimi, është dëshmi e një pushteti që kërkon të manipulojë kujtesën kolektive përmes monumenteve që fshehin, jo që kujtojnë.

Nëse drejtësia mungon, çdo akt simbolik mbetet bosh. Dhe në këtë rast, parkun e ndërtojnë mbi rrënojat e një tragjedie të pashpjeguar. E cinikja është se këtë park e ndërton vetë shteti që nuk guxoi të shikojë në sy përgjegjësinë.

66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Korrik, 2025 09:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?