Sulmuesi brazilian, Neymar Junior ka kritikuar cilësinë e topit me të cilin luhet në Superligën e Brazilit.
Santos u largua i zhgënjyer nga fusha pas humbjes 2-1 ndaj Corinthians në ndeshjen e kampionatit Paulista, të vlefshme për xhiron e nëntë.
Ylli i Santosit, Neymar kritikoi topin e ndeshjes, duke bërë thirrje për përmirësime në cilësi.
“Me gjithë respektin për Penalty (furnizuesi i topit), topi duhet të jetë më i mirë. Filipe Luis e përmendi më parë dhe jam dakord – është shumë i keq”, ka thënë Neymar pas ndeshjes.
Mbrojtësi i Corinthians, Andre Ramalho gjithashtu vuri në dukje fluturimin e pazakontë të topit, duke i bërë të vështira duelet ajrore.
Pavarësisht humbjes, Neymar ndjeu se Santos performoi më mirë se në ndeshjet e fundit: “Ne luajtëm mirë, por klasiket vendosen nga detajet”.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
13 Shkurt, 2025 18:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.