Nga 1 janari rriten kompensimet për eksploatimin e resurseve natyrore

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Dhjetor, 2024 23:24

Nga 1 janari rriten kompensimet për eksploatimin e resurseve natyrore

Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale kumtoi se nga 1 janari i vitit 2025 do të fillojë me pagesën e kompensimeve deri në 100 për qind kompensime të rritura për ekspolatimin e resurseve natyrore, me qëllim vendosjen e rendit në shfrytëzimin e burimeve kombëtare dhe pagesën korrekte

“Me ndryshimet në Listën e tarifës për përcaktimin e vlerës së kompesimeve për dhënien e lejeve dhe koncesioneve për kryerjen e hollësishme gjeologjike dhe koncesione për eksploatimin e burimeve minerale, tarifat për pasuritë minerale rriten deri 100 për qind, që do të nënkuptojë edhe një rritje të ndjeshme në të ardhurat për shtetin. Propozimi i Ministrisë për rritjen e kompensimeve është miratuar nga Qeveria dhe është publikuar në Gazetën Zyrtare, me çka do të thotë se Lista e tarifës së re do të hyjë në fuqi më 1 janar”, kumtoi Ministria e Energjtikës.

Për shfrytëzimin e hapësirës për shfrytëzim, kompensimet rritet për rreth 30 për qind, për shfrytëzimin e mermerit, kompensimi do të jetë pesë për qind nga të ardhurat nga lënda e parë e shitur minerale, në vend të përqindjes së mëparshme të çmimit fiktiv. Për lëndët e para metalike minerale, dy për qind deri tani rriten në katër për qind, ndërsa për lëndët e para jometalike minerale, rritja është mesatarisht prej mbi 100 për qind.

Ministria potencon se këto ndryshime “nuk prekin kompensimet për lëndët e para energjetike minerale, si qymyri, me qëllim për të parandaluar rritje shtesë të çmimit të energjisë elektrike”.

Sipas Ministrisë së Energjetikës, me këtë masë do të rriten ndjeshëm të ardhurat vjetore nga kompensimet koncesionare, të cilat për momentin janë rreth 10 milionë euro, e këto mjete do të orientohen për përmirësimin e shërbimeve publike dhe mbështetjen e zhvillimit ekonomik

263
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Dhjetor, 2024 23:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
263
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?