Nga Akademi ranë në Shoqatë – VLEN zyrtarisht do ta mbështesë financimin e Shoqatës së Akademikëve Shqiptarë për shkencë dhe art

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Tetor, 2024 19:36

Nga Akademi ranë në Shoqatë – VLEN zyrtarisht do ta mbështesë financimin e Shoqatës së Akademikëve Shqiptarë për shkencë dhe art

Katër krerë komunash të udhëhequra nga kuadro të koalicionit VLEN ranë dakord që të bashkëfinancojnë projektet e akademikëve shqiptar, si dhe të bëjnë pagesën e qerasë së lokalit ku është e vendosur Shoqata e Akademikëve shqiptarë për shkencë dhe kulturë. Kjo marrëveshje u arrit sot pas takimit që kryetarët e komunave të Tetovës, Gostivarit, Zhelinës e Çairit, zhvilluan bashkë me përfaqësuesit e Akademisë Shqiptare për shkencë, art e kulturë.

“U dakodruam për udhëtimin e këtij projekti të rëndësishëm në të gjitha fushat, si të organizimit akademik, formalo-juridik por edhe të përkrahjes financiare që fillimisht do të nis si përkrahje nga katër komunat. Pra, edhe një herë ne si katër komuna të udhëhequra nga kryetarë shqiptarë, shprehim përkrahjen e parezervë për këtë projekt të rëndësishëm kombëtar dhe tregojmë përkushtimin tonë që në të ardhmen deri në institucionalizimin e kësaj ideje të jemi pranë këtij projekti të rëndësishëm kombëtar”, deklaroi Bilall Kasami, Kryetar i komunës së Tetovës.

Kasami tha se po punohet edhe në drejtim të zgjidhjes ligjore të kësaj nisme, gjë që mbështetet edhe nga krerët e VLEN-it.

“Propozimi që është dhënë për zgjidhje ligjore të kësaj ideje do të analizohet brenda koalicionit VLEN dhe nëse do ketë nevojë do organizojmë edhe një debat publik me prezencë të deputeteve të koalicionit por edhe deputetëve të tjerë të parlamentit. Në mënyrë paralele po punojmë edhe me partnerin tonë të qeverisë që sa më shpejtë dhe sa më mirë ky projekt të gjej zgjidhje ligjore. Për momentin bëhet fjalë për një organizim që më mirë është gjetur brenda ligjeve aktuale, por në të ardhmen si VLEN do angazhohemi që ky projekt të ketë edhe zgjidhje ligjore”, shtoi : Bilall Kasami, Kryetar i komunës së Tetovës.

Sipas pjesëtarëve, nevoja për një Akademi Shqiptare vjen si pasojë e refuzimit të shkencëtarëve shqiptarë në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, ku ka vetëm një akademik shqiptar. Akademia tashmë ka nisur përpilimin e projekteve të para shkencore, ndërsa hulumtimi i parë, do të jetë hulumtimi që ka të bëj me testet PISA dhe faktin që nxënësit shqiptarë në Maqedoni janë treguar më të dobët nga bashkëmoshatarët e tyre të komunitetit maqedonas. /Alsat.mk

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 15 Tetor, 2024 19:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?