Julian Deda, aktori dhe moderatori i njohur shqiptar, ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram, ku ka zgjedhur të përgjigjet vetëm me një fjalë për çdo pyetje.
“Vetëm pyetje që mund t’i përgjigjem me 1 fjalë…”, shkroi Juli në një nga postimet e tij në “Instastory”, duke i lënë hapësirë fansave të shfaqin kuriozitetet e tyre – qoftë për jetën personale, qoftë për karrierën e tij në rritje.
Ndër pyetjet më interesante ka qenë ajo në lidhje me të ardhmen e tij në formatin televiziv “Big Brother VIP”, ku vetë Deda ishte finalist në sezonin e tretë. Një ndjekës e pyeti drejtpërdrejt:
“A do bëheshe në të ardhmen pjesë e Big Brother VIP si opinionist?”
Përgjigjja e tij ishte e shkurtër, por mjaft e qartë:
“Me gjithë qejf.”
Kjo deklaratë ka ndezur menjëherë spekulimet dhe entuziazmin e fansave, të cilët nuk e fshehin dëshirën për ta parë Julian Dedën në një rol analitik dhe kritik brenda formatit, tashmë si komentues i ngjarjeve dhe debateve në shtëpinë më të ndjekur në Shqipëri.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
1 Korrik, 2025 12:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.