Ngrohja qendrore e papërballueshme – Qytetarët nuk arrijnë të shlyejnë faturat për shkak të shpenzimeve të tjera

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Shtator, 2024 19:28

Ngrohja qendrore e papërballueshme – Qytetarët nuk arrijnë të shlyejnë faturat për shkak të shpenzimeve të tjera

Ngrohja qendrore vazhdon të llogaritet luks për familje të caktuara. Disa nga qytetarët që intervistuam vlerësojnë se është e papërballueshme pagesa e të njëjtës faturë, për 12 muaj me radhë, përfshi muajt e verës kur është e papërdorshme, shkruan Alsat.

Ka një pjesë të qytetarëve, që thonë se më të volitshme shohin llojin e kontratës vetëm për 6 muaj të këtij shërbimi, ndërsa pjesa tjetër që nuk i  preferojnë shumë letrat, dhe nuk ndajnë besimin, preferojnë ngrohjen përmes kondicionerëve invertorë.

“Më lirë me rrymë se me parno, se parnon verës kur nuk e lëshojmë, paguajmë më shumë se dimrit. Nëse do të bëhet më lirë parno a ishit kthy? Nuk kthehem, nuk besoj, nuk kemi besim. Rrymë sa paguani në muaj, përafërsisht dimrit? Dimrit paguaj 250 euro, 15 mijë denarë, katër muaj”, thotë një qytetar.

“Nuk besoj që më mirë do të bëhet.. më keq mund të bëhet por më mirë, vështirë. Më çka ngroheni? Me parno. Sa paguani në muaj? Tre mijë denarë, tash e kam bë vetëm për gjashtë muaj, kohën e dimrit sepse ndonjëherë e lëshoj me qira banesën e verës nuk mund t’i marrë para për parno”, shprehet një qytetar tjetër.

Qytetarë të tjerë ankohen se ka ndërtesa të cilat nuk janë përshtatur fare për të pasur ngrohje qëndrore, pavarësisht se do ta donin një shërbim të tillë.

“Nuk kam parno pavarësisht që ngrohtorja është përballë ndërtesës, nuk jemi të lidhur me parno, jemi të detyruar të ngrohemi me rrymë. Opsioni i parë do të ishte parno sepse e ngroh gjithë banesën ndërsa kështu vetëm një ose dy hapësira dhe nuk është e shëndetshme”, tha një qytetar.

Kompania për furnizim me avull dhe ujë të ngrohtë Energy Ecolink, që ka zëvendësuar ish-ngrohtoren Shkup-Veri ka nisur tashmë fushatën për rikthimin në sistem të qytetarëve.

Sipas kompanisë, sa më shumë që rritet numri i përdoruesve, aq më e ulët do të jetë vlera e faturave. Sipas disa informatave, nëse e gjithë ndërtesa do të jetë e lidhur, atëherë ulja e faturave do të ishte për të paktën 900 denarë./ Alsat.mk

248
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 25 Shtator, 2024 19:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
248
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?