Nis gjyqi kundër piraterisë televizive

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Shtator, 2024 19:03

Nis gjyqi kundër piraterisë televizive

Nis procesi kundër piraterisë televizive. Me miratimin e ndryshimeve ligjore një vit më parë, Prokuroria Publike mori seriozisht rastin duke hapur hetim pas ankesës së një televizioni kombëtar. Edhe pse seanca e sotme u anulua për shkak të çështjeve administrative, Drejtori i Televizionit Kanal 5 tha se përfundimisht drejtësia filloi të vijë në Maqedoni edhe për fushën e të drejtës autoriale.

“Të gjithë jemi dëshmitarë se pas shumë viteve luftë me Prokurorinë Publike më në fund pranoi që të shkruajë aktakuzë kundër një personi juridik dhe fizik i cili bëri dëm të TV Kanal 5 i cili në mënyrë joligjore ritransmetonte programin tonë më shumë se një vit e gjysmë. Pirateria apo shkelja e pronësisë intelektuale te programit televiziv, ritransmetim i paautorizuar, ky është neni në Kodin Penal dhe procedohet sipas detyrës zyrtare deri tani kaluan 10 vitet dhe ishte koha, pasi ankoheshim ne 5 televizione kombëtarë por me vjen mirë që morën kurajë dhe përsëri do të them, ndoshta është një hap i vogël për ta por për ne është një hap shumë i madh të gjithë ne në shtet”, deklaroi Ivan Mirçevski – Drejtori i TV Kanal 5. /Alsat.mk

244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 24 Shtator, 2024 19:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
244
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?