Një fëmijë nëntë vjeçar nga një shkollë fillore në Shkup ka kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën e fëmijëve

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 27 Shtator, 2024 19:27

Një fëmijë nëntë vjeçar nga një shkollë fillore në Shkup ka kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën e fëmijëve

Një fëmijë nëntë vjeçar nga shkolla fillore komunale “Gjorgija Pulevski” në komunën e Aerodromit të Shkupit ka kërkuar ndihmë nga Klinika për fëmijë në Shkup për probleme me stomakun.

Drejtori i klinikës, Rexhep Memedi në deklaratën për MIA-n thotë se fëmija ka qenë lehtë i dehidratuar dhe do të trajtohet në baza ambulatore.

Më herët, drejtori i shkollës, Aleksandar Filipçev në një deklaratë për media ka thënë se nga 360 nxënës që ushqehen në orë të plota, rreth 140 nxënës kanë simptoma të njëjta apo të ngjashme.

“Në orët e para të mëngjesit, një numër i caktuar i arsimtarëve denoncuan një numër të shtuar të nxënësve që mungojnë me të njëjtat simptoma. Si shkollë e mbyllëm menjëherë kuzhinën, e ndërpremë shujtën e ngrohtë, disa nga nxënësit me mësim të plotë u dërguan në shtëpi sepse nuk rrinë dot për një kohë të gjatë pa shujtë të ngrohtë. Nga 360 nxënës të cilët ushqehen gjatë orëve të plota, rreth 140 nxënës kanë simptoma të njëjta apo të ngjashme”, ka thënë Filipçev.

Rasti është paraqitur edhe në institucionet kompetente dhe sipas drejtorit të shkollës është bërë inspektim i jashtëzakonshëm.

255
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 27 Shtator, 2024 19:27
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
255
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?