Njeriu që duhej të ndërtonte ura, sot nxit përçarje? Darjan Sotiroski feston shfuqizimin e emrave të rrugëve në Tetovë

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Qershor, 2026 16:14

Njeriu që duhej të ndërtonte ura, sot nxit përçarje? Darjan Sotiroski feston shfuqizimin e emrave të rrugëve në Tetovë

Ish-drejtori i Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze, Darjan Sotiroski, i cili për vite me radhë kishte detyrë institucionale të kultivonte dialogun ndërfetar dhe bashkëjetesën në Maqedoninë e Veriut, është vënë në qendër të reagimeve pas deklaratës së tij triumfuese për vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me emrat e rrugëve në Tetovë.

Sotiroski, jurist me profesion dhe zyrtar i lartë shtetëror, përshëndeti publikisht vendimin me të cilin u shfuqizua vendimi i Këshillit Komunal të Tetovës nga viti 2007, duke deklaruar se “kanë kaluar në histori emrat e imponuar dhe të paligjshëm të rrugëve në Tetovë”.

Ai madje i përshëndeti qytetarët që shëtisin në bulevardin “Marshall Tito”, bëjnë pazar në rrugën “Radovan Coniq”, lëvizin në “Ivo Ribar Lola” apo presin kontroll në “29 Nëntori”, emra që sipas tij rikthehen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Në reagimin e tij, Sotiroski argumenton se ndryshimi i emrave në vitin 2007 ishte bërë në kundërshtim me ligjin dhe përbënte mosrespektim ndaj Kushtetutës dhe themeleve antifashiste të shtetit. Ai thekson se iniciativën për shfuqizimin e vendimit e kishte dorëzuar së bashku me Shoqatën e Luftëtarëve të LNÇ-së në Tetovë.

Megjithatë, deklarata ka hapur debat të ri në opinion, pasi kritikët vlerësojnë se një ish-funksionar i ngarkuar me ndërtimin e raporteve ndërfetare dhe ndëretnike po përdor retorikë që mund të interpretohet si provokuese në një çështje tejet të ndjeshme për marrëdhëniet ndëretnike në vend.

“Jam i bindur se gjithçka që po na ndodh është rezultat i butësisë sonë kolektive dhe dorëzimit”, shkroi Sotiroski, duke bërë thirrje për mbështetje të iniciativave të ngjashme.

Deklarata e tij vjen në një moment kur vendimi për emrat e rrugëve në Tetovë ka shkaktuar reagime të shumta politike dhe ka rikthyer debatin mbi identitetin, historinë dhe bashkëjetesën ndëretnike në Maqedoninë e Veriut. Gazeta Flaka

394
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Qershor, 2026 16:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
394
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?